RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit

Windows 7 edhe në gjuhën shqipe,instaloheni tani!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Windows 7 edhe në gjuhën shqipe,instaloheni tani!

Mesazh nga Admin prej Sat Mar 12, 2011 5:01 pm

Pakot
e gjuhës ofrohen për të gjithë kompjuterët që kanë sistem operativ
Windows 7 Ultimate apo Windows 7 Enterprise dhe duket se më në fund
listës së gjatë të gjuhëve të përkrahura i është shtuar edhe gjuha
shqipe.
Këto pako të gjuhës janë pako opsionale dhe përzgjidhen nga seksioni i përditësimeve opsionale në Windows Update.

Nëse keni të instaluar Windows 7 në cilindo prej versioneve të lartë përmendura, atëherë klikoni këtu për të shkarkuar pakon e gjuhës shqipe për sistemin tuaj operativ.
Dihet
se sistemet e mëhershme nga Microsoft, Windows XP dhe Windows Vista
kanë pasur të përgatitura pako në gjuhën shqipe për të “lehtësuar punën”
për ata që kanë pak njohuri nga gjuha angleze, por ato më shumë u
konsideruan si dështim sesa një lehtësim. Personalisht nuk kam provuar
asnjërën prej tyre.
Në kompjuterin tim të punës kam të instaluar
Windows 7 Ultimate, dhe vendosa që ta testojë menjëherë pakon. E
shkarkova dhe klikova në instalim. Edhe pse mori një kohë të gjatë për
tu instaluar, vet fakti se po prisja të ndërroja gjuhën e sistemit tim
operativ nga anglishtja në shqip, ishte motiv i mjaftueshëm për pritje.
Pas
instalimit kompjuteri kërkoi që të ristartohet dhe në momentin e parë
që shihni ekranin mikpritës ju përshëndeteni nga mesazhi në shqip “Mirë
se vjen”.
Menyja Start është ajo e zakonshmja, klikon mbi të dhe sheh
opsionet në shqip si “Të gjitha programet”, “Dokumentet”, “Imazhet”,
“Paneli i Kontrollit”, “Rrjeti”, etj.
Në përgjithësi më duket se çdo
gjë që është në anglisht është kthyer në shqip, madje edhe me shprehje
më adekuate. Dhe natyrisht nuk mungojnë as “ë” dhe “ç” në shprehje, që
do të thotë se kujdes i veçantë është kushtuar edhe në drejtshkrim.
Por
keni parasysh se gjithnjë ka hapësirë për gabime dhe shprehje që nuk i
keni dëgjuar asnjëherë, si për shembull “përgjumje” (Hybernate) apo
Tryeza (Desktop), do të jenë pjesë përbërëse e sistemit tuaj. E kthimi i
drejtpërdrejtë i fjalëve angleze në shqip, gjithashtu nuk mungon, por
këtë nuk e shoh si ndonjë pikë negative megjithëse gjuhëtarët do të
kundërshtojnë, por disa terma në gjuhën angleze nuk mund të kthehen aq
lehtë në gjuhën shqipe me një fjalë.
Keni parasysh se pakoja
gjuhësore vlen vetëm për Windows e jo për aplikacionet e instaluara në
të si Microsoft Office, Adobe Reader, iTunes, etj.
Nëse e keni
instaluar pakon e gjuhës shqipe për Windows 7, çfarë mendoni për të? A
ju duket më lehtë apo më vështirë me të? A ka hapësirë për përmirësime?
Cilat terme të panjohura i keni gjetur deri më tani? Apo edhe ndonjë
gjë tjetër./Burimi i lajmit Pcworld.
avatar
Admin
[ Pergjegjes i forumit ]
[ Pergjegjes i forumit ]

Gjinia Gjinia : Male
Postime: Postime: : 632
Piket Piket : 1765
Birthday Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha Mosha : 29
Vendbanimi Vendbanimi : Athin

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi