RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit

Greta dhe Vilma Zenelaj, dy shqiptare në Hollywood

Shko poshtë

Greta dhe Vilma Zenelaj, dy shqiptare në Hollywood

Mesazh nga Leonard prej Sat Mar 12, 2011 7:07 pm

Greta dhe Vilma Zenelaj janë dy shqiptaro-amerikane që tashmë kanë
filluar karrierën e tyre në fushën e filmit në Hollywood dhe kanë
themeluar edhe kompaninë e tyre filmike “Colored Films”.
“In the
woods” është filmi i fundit i dy motrave shqiptare në Hollivud, Vilma
dhe Greta Zenelaj, premiera e të cilit do të shfaqet me 19 mars në
Ontario të Kandasë, të cilat deri tani kanë përfunduar me sukses edhe
një film tjetër të metrazhit të gjatë, komedinë “What do I do now?”
(Çfarë të bëj tani?).

Skenari i filmit të pavarur me buxhet të
kufizuar “In the woods” është shkruar dhe drejtuar nga vetë Vilma, e
cila është edhe regjisore e filmit, ndërsa rolin kryesor në film e luan
Greta.

Në një intervistë për ‘Zëri i Amerikës’, Greta dhe Vilma
kanë biseduar mbi sfidat e konkurrencës në kinematografinë hollivudiane
si dhe projektet e tyre për të ardhmen.

“Filmi ‘In the Woods’
sapo është pranuar në Female Eye Festival, për të marrë pjesë në Toronto
në muajin mars, si dhe në New York Film Festival, i cili do mbahet në
fillim të prillit”, thotë Vilma.
Vilma
dhe Greta shkuan në Shtetet e Bashkuara në vitin 2003 dhe u vendosën në
Los Anxhelos. Ëndrra e tyre ishte të bënin karrierë në një prej fushave
më me konkurrencë të artit dramatik, në kinematografi.

“Mënyra
se si fillova unë karrierën ishte me disa pjesë teatrale këtu në Los
Anxhelos. Aty ishin prezantimet e mia të para. Pastaj mora pjesë në dy
reklama dhe disa filma studentësh. Filmi im i parë me metrazh të gjatë
ishte filmi horror ‘Day of the Dead’ apo ‘Dita e të Vdekurve’. Pastaj
filmi im i dytë, por i pari që bëmë si kompani ishte komedia ‘Çfarë të
bëj tani’ dhe filmi i fundit titullohet ‘Në pyll’”, ka shtuar Greta.


shtator të vitit 2008, Greta dhe Vilma Zenelaj themeluan së bashku
kompaninë e tyre filmike Colored Films, një hap mjaft i guximshëm dhe
ambicioz në një vend që vlerësohet si origjina e filmave më të mirë në
botë. Kjo është edhe kompania e parë shqiptare kinematografike në
Hollywood.

“Ideja për krijimin e kompanisë ‘Colored Film’ na
erdhi sepse mund të jenë shumë rrugë që mund të ndjekësh për pasionin
tënd, dhe ne pamë shumë miq që ishin aktorë dhe merreshin edhe me
prodhimin e filmave. Prandaj, ne menduam se duke qenë dy veta, mund ta
krijonim lehtësisht kompaninë tonë”, ka shtuar Vilma.

Tani, dy
motrat po punojnë për projektin e tyre të tretë, i cili do të ketë një
temë që lidhet drejtpërdrejt me jetën e tyre personale dhe përjetimet
gjatë imigrimit nga Shqipëria në Amerikë.

“Ka të bëjë me një
histori shqiptare dhe amerikane që nuk është treguar ndonjëherë. Kemi
shumë besim tek potenciali i këtij projekti”.

“Pjesa e parë e
filmit, rreth 20 minuta do të jetë në Shqipëri, ndërsa pjesa tjetër do
të xhirohet në shtetin e Miçiganit. Mund të themi se filmi është bazuar
në histori të vërtetë sepse shumica e këtyre ngjarjeve i kemi përjetuar
edhe vetë në një mënyrë apo një tjetër. Dhe ngjarjet zhvillohen në vitet
1990 në Shqipëri, tamam në atë kohë kur filluan këto probleme”, kanë
përfunduar motrat Zenelaj.
avatar
Leonard
[ Pergjegjes i forumit ]
[ Pergjegjes i forumit ]

Gjinia Gjinia : Male
Postime: Postime: : 633
Piket Piket : 1768
Birthday Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha Mosha : 29
Vendbanimi Vendbanimi : Athin

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi