RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit

Elisa Caushi: “Le ta fitojë Ermela BB”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Elisa Caushi: “Le ta fitojë Ermela BB”

Mesazh nga Admin prej Tue Mar 15, 2011 5:25 pm

Në një intervistë të drejtpërdrejtë për “Shqip” vjen Elisa, banorja më e
veçantë që del nga show i “Big brother 4”. Cilat janë ëndrrat dhe
ambiciet e saj, jeta mes Londrës dhe Shqipërisë. Lidhja që ka prej
vitesh me Fatjonin, djalin që jeton në Londër si dhe deklarata të bëra
ndryshe për banorët më të komentuar të momentitElisa është një nga
banorët më simpatike që ka lënë vetëm pak ditë më parë spektaklin më të
ndjekur të momentit. Një vajzë e bukur, e guximshme, dhe pse shpesh e
ashpër me idetë e saj që thellë thellë ishin të drejtpërdrejta e me
vërtetësi. Dëshironte që luftën ta bënte shpejt dhe e vetme. Historia e
një vajze ndryshe, plot aventura të bukura e të guximshme në të njëjtën
kohë, endoshta shpërfillja që i bëri vajzave të tjera e bënë atë një
karakter lehtësisht të dallueshëm. Ndoshta kjo e penalizoi.

Megjithatë,
në javën e parë të qëndrimit në shtëpi ajo mori votat maksimale të
publikut, duke u renditur si banorja më e pëlqyer. Kjo do të jetë një
përvojë që vajza me eksperiencën londineze, por me karakterin tipik
shqiptar do ta kujtojë për shumë kohë.

Në jetën e përditshme
Elisa është një vajzë sportive dhe pasionante, jeton në Londër mes miqsh
dhe të dashurit të saj Fatjonit. Ka një marrëdhënie të mirë me
prindërit dhe pse ata janë të divorcuar, ka marrë prej tyre shumë
dashuri. Pas daljes nga “BB” ka shprehur se ëndrrat e saj janë të lidhur
me Shqipërinë, pse jo të bëhej një prezantuese spektaklesh. Ndërsa
Londra është vendi që nuk do t’i shkëpusë lehtë marrëdhëniet, për të
vetmen arsye, se ndodhet Fatjoni, djali për të cilin ndjen se ka një
lidhje të fortë e të pandarë.
E kishe menduar ndonjëherë se do njiheshe nga një publik kaq i madh?

Jo
as që më kishte shkuar në mendje që do kishte kaq shumë audiencë “BB4”.
I jam mirënjohës publikut shqiptar, i cili shkurtimisht për mua mbetet i
mrekullueshëm. I saktë në zgjedhjet që bën.

Çfarë ndjesie është kur e provon këtë?

Uauuu. Është një ndjesi e mrekullueshme. Ndihem shumë e vlerësuar nga publiku shqiptar.

Si vendose të marrësh pjesë në “BB”?

Ishte thjesht një dëshirë e minutës së fundit e cila me plotësoi një pjesë të ëndrrës time që ishte pjesëmarrja në “BB4”.



Ia vlejti?

Shumë.
Ishte e mrekullueshme, pasi krijova miqësi në një familje të madhe siç
ishte “BB”, dhe jashtë saj me njerëz të ndryshëm që janë fansat e mi.

Çfarë kishe më tepër merak te vetja para se të niste BB?

Meraku
më i madh i imi ishte nëse do të më kuptonte publiku shqiptar pikërisht
atë që unë vërtet doja të thoja ose transmetoja. Dhe tjetra ishte nëse
do mund të shprehesha qartë e pastër në gjuhën shqipe. Meqenëse kam
qëndruar për një kohë të gjatë në Londër shkëputja me vendin, gjuhën,
ndoshta dhe komunikimin, kanë bërë të vetën. Por ia arrita dhe them se
dola me sukses.

Kush mendoje se do dilte atë mbrëmje?

Ervini. Kur mbetëm në fund unë dhe Ervini mendova se do ishte ai personi që do linte “Shtëpinë” përfundimisht.

Cila ishte biseda e parë që bëre me mamanë?

U
çmallëm si fillim. Pastaj e pyeta nëse ishte e kënaqur me mua dhe
performancën time, le të themi, brenda shtëpisë. Sigurisht ajo është
shumë e kënaqur me mua. Kemi një lidhje shumë të fortë me njëra tjetrën
dhe ardhja e saj pikërisht atë natë më emocionoi pa masë.

Si t’u dukën djemtë në krahasim me vajzat ?

Unë gjithmonë jam më e shoqërueshme me djemtë se me vajzat. Të gjithë pa përjashtim ishin të mirë në mënyrën e tyre.





Kishte ndonjë nga ata me të cilin po të kishe qëndruar më gjatë do të ishe afeksionuar?

Nuk u futa me këtë ide dhe nuk jam natyrë që planifikoj ndjenjën. S’kam përgjigje për këtë.

Po për Ogrenin ç’mendim ke?

Ogreni
ishte një djalë i zgjuar po për tre javë s’ishte koha e mjaftueshme,
dhe me thënë të drejtën nuk m’u dha mundësia ta njihja më mirë.

Ti jeton me nënën e cila është divorcuar. Çfarë raporti ke me babanë?

Marrëdhëniet
me babanë kanë qenë shumë të mira në përgjithësi. Si çdo familje
shqiptare ka hapësira boshe që me kalimin e kohës mund të rikuperohen.

Do kishe dashur që ai të vinte si formë surprize në shtëpinë e BB?

Pse jo? Në fund të fundit ai është im atë.

Cila ka qenë vërejtja që të bëri më shumë mamaja?

Lënia
e mendimeve përgjysmë, të papërfunduara dhe pse në shumicën e rasteve
jam ndërprerë nga banorët. Tjetra, ajo që mendoj që më penalizoi ishte
çiltërsia ime dhe të qenurit e hapur me banorët që në javën e parë.

Po miqtë të bënë ndonjë vërejtje?

Shumica
prej tyre më përkrahën dhe me ndihmuan ta kaloj sa më shpejt këtë
situatë. Disa prej tyre kishin të njëjtin mendim si mami.



Po ti çfarë vërejtje i ke bërë vetes?

Mbase duhet të vija dy javë para që të ambientohesha me gjendjen këtu.

Cili ishte reagimi i motrës kur fole në telefon?

Ajo ishte shumë e lumtur për mua dhe më tha që i mungoja shumë. Mezi po pret që të ribashkohemi.

Një prej banoreve të është shprehur se ti “gjërat i kupton mbrapsht”. Kështu është?

Me
sa mbaj mend ajo ishte Marjeta. Në të vërtetë jam e zhgënjyer prej saj,
por më mbetet ta pyes në momentin kur ajo të jetë jashtë shtëpisë së
BB.



Ti nuk bëre pjesë në grupet e krijuara brenda shtëpisë. Pse?

Mbase
ky ishte një gabim tjetër imi, pasi unë luftova e vetme. I konsiderova
të gjithë njëlloj dhe nuk doja të bëja dallime mes tyre.

Është shkruajtur që ti u more shumë me thashetheme. Si mendon?

Nuk
e di se pse dhe unë vetë jam e habitur nga kjo thënie që u përhap
ndoshta më tepër se ç’duhet. Unë thjesht kam transmetuar diçka që kam
dëgjuar nga njëri banor te tjetri pa shtuar asnjë presje. Me sa di
thashethemi është kur shtohen ose ekzagjerohen fjalët, gjë që unë s’e
kam bërë.



Gjithashtu je shprehur se të ka bezdisur më shumë Alma nga banorët. Pse?

Alma
ishte e para që në kohën kur unë fola qeshi në mënyrë sarkastike dhe në
çdo moment kërkonte të më ndërpriste, gjë që më bezdiste gjatë gjithë
kohës. Mbase normat e edukatës time janë ndryshe nga të sajat.



Do të përpiqesh ta kujtosh apo ta harrosh shpejt këtë eksperiencë?


them të drejtën është një eksperiencë që çdo ditë e më shumë bëhet
akoma më e bukur. Tanimë ka krijuar, ose më mirë ka zenë vend në zemrën
time dhe në njëfarë mënyre është kthyer në adrenalinë.

Të jetosh kaq gjatë në Londër si të duket Shqipëria kur vjen?

Për
mua është vendi ku unë gjej ngrohtësi, buzëqeshje dhe mirënjohje. Më ka
munguar që në moshën dhjetë vjeçare dhe më merr malli, prandaj dhe
mundohem të vij shpesh.

Ke një lidhje dashurie atje. Mund të na tregosh diçka më shumë?

Dashuria
ime për momentin ndodhet në Londër. Është njeri pa komplekse dhe të dy
nuk rrimë dot pa njëri-tjetrin. Për momentin më mungon shumë Fatjoni.

Cili ishte opinioni i tij për ty gjatë kohës së qëndrimit në BB?

Me
shihte deri në orët e vona dhe ishte i lumtur me sjelljen time. Më
përkrahte në çdo moment duke komentuar në telefon me mamin për sjelljet e
mia brenda shtëpisë.

Je pasionante?

Mendoj se po.

Çfarë preferon të bësh në kohën e lirë?

Në kohën e lirë më pëlqen të shkoj në fitness, not, joga, kinema ose ta kaloj fundjavën me familjen time.



Cila është gjëja që do doje të bëjë por ke ndrojtje ta bësh?

Të drejtoj një spektakël të njohur televiziv në Shqipëri.

Cili nga banorët dëshiron ta fitojë BB4?

Ogreni nga meshkujt ose Ermela nga femrat.

Përsa
kemi ndjekur ti ke patur marrëdhënie jo të mira me Ermelën, madje edhe
keni debatuar ashpër. Pse dëshiron që ta fitojë ajo?

S’kam asgjë
kundër saj. Debatet ishin të momentit dhe tani që e shoh në këndvështrim
tjetër Ermela më pëlqen në mënyrën e saj, sepse është vajza më e
guximshme dhe e drejtpërdrejtë.

_________________________________________________


Vajza e bukur pëlqehet me sy, ndërsa ajo e mira pëlqehet me zemër...


avatar
Admin
[ Pergjegjes i forumit ]
[ Pergjegjes i forumit ]

Gjinia Gjinia : Male
Postime: Postime: : 632
Piket Piket : 1765
Birthday Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha Mosha : 29
Vendbanimi Vendbanimi : Athin

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi