RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit

Aurela Gace: Ne Eurovizion do promovoj turizmin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Aurela Gace: Ne Eurovizion do promovoj turizmin

Mesazh nga Admin prej Wed Mar 16, 2011 12:02 pm

Kengetarja
ka theksuar se video shoqeruese e kenges do ti sherbeje me se shumti
promovimit te turizmit dhe tradites shqiptare. “Ky klip nuk do me
perfaqesoje mua si Aurela Gace, kam mbi shpatullat e mija emrin e
Shqiperise.





Nga ky klip del se neqofte se ky eshte nje vend i bukur dhe ja vlen
te shikohet une jam e lumtur se bashku me gjithe stafin. Klipi eshte
realizuar nga Albert Malltezi te cilin e falenderoj shume per vet
faktin se ne radhe te pare e mori me shume shpirt kengen”. Me tej ajo
tha se falenderon ne menyre te vecante te gjithe stafin q e bene te
mundur realizmin e ketij klipi. ” Stilistja Mirela Nurce, dhe Alketin i
cili beri te mundur filmimet nga lart me parashute e cila nuk ishte nje
pune e lehte duke pasur parasysh kohen e keqe”. Pas prezantimit te
kenges e cila mbane firmen e kompozitorit Shpetim Saracit dhe tekst
shkruesin Sokol Marsin, “Feel the pasion” do te nis turin promovues ne
te gjitha vendet e europes per te siguruar me teper mbeshtetje.
Hapat drejt muzikes…
Aurela ka nisur te kendoje qe ne moshe fare te vogel ne Festivalin e
Fmijeve ne Vlore. Gjate femijerise se saj mori pjese shume here ne
keto kompeticione duke fituar shpesh here dhe cmime te rendesishme. Ajo
ishte e prere per te qene nje kengetare e suksesshme. Ne moshen
19-vjecare ajo mori pjese ne Festivalin e Kenges ne RTSH dhe kater muaj
me vone u paraqit ne festivalin e pranveres 1994 duke marre cmimin e
pare. Suksesi vazhdoi me tej me kengen “Nata” ne Fest ’95 qe i dha asaj
nje popullaritet me te madh. Viti 1998 do te mbetej gjate ne kujtesen e
publikut shqiptar kur Aurela u paraqit ne Fest ’98 me kengen “Fati yne
shprese dhe marrezi” qe vazhdon te jete dhe sot nje kenge e pelqyer
per publikun shqiptar. Kjo kenge u klasifikua e dyta, ndersa viti
pasardhes do te ishte akoma me i suksesshem per te, pasi ne Fest ’99
kenga “S’jam tribu” u klasifikua e para. Aurela fitoi gjithashtu edhe
ne vitin 2001 me kengen “Ndjej”. Ne karrieren e saj nuk mungojne dhe
vendet e treta ne festival si ajo me kengen “Me jeten dashuruar” ne
Fest ’96 dhe me kengen “E pafajshme jam” ne Fest 2000. Pas vitit 2001
Aurela u largua nga skena shqiptare pasi emigroi ne Amerike. Aty ajo
vazhdoi karrieren dhe pasionin e saj, kengen, duke mbajtur koncerte
pafund per shqiptaret e atjeshem. Viti 2007 ishte impenjativ pasi
Aurela Gace ben vajtje ardhje te shpeshta nga Nju Jorku per shkak te
projekteve te saj te cilat finalizohen me pjesemarrjen ne Kenga Magjike
2007. Kenga me te cilen prezantohet “Hape veten” klasifikohet e para
duke u vleresuar nga vete koleget e saj pjesemarres ne aktivitet. Diva e
muzikes shqiptare Aurela Gace pritet te perfaqesoj shqiperine ne
Eurovizion.

_________________________________________________


Vajza e bukur pëlqehet me sy, ndërsa ajo e mira pëlqehet me zemër...


avatar
Admin
[ Pergjegjes i forumit ]
[ Pergjegjes i forumit ]

Gjinia Gjinia : Male
Postime: Postime: : 632
Piket Piket : 1765
Birthday Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha Mosha : 29
Vendbanimi Vendbanimi : Athin

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi