RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit

Tiranë, një 17-vjeçare shfrytëzohet nga babai si prostitutë te Pallati i Kulturës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Tiranë, një 17-vjeçare shfrytëzohet nga babai si prostitutë te Pallati i Kulturës

Mesazh nga Admin prej Sat Mar 19, 2011 12:23 am

Një
vajzë e mitur është shfrytëzuar seksualisht nga i ati në qendër të
Tiranës dhe vetëm sot, është arritur largimi i saj nga rruga e
prostitucionit.
Si tutor i vajzës 17-vjeçare është identifikuar Arif Mehmeti, 56
vjeç, me banim në Tiranë, i cili mbrëmjen e sotme është arrestuar nga
forcat e policisë së kryeqytetit.
Sektori i luftës ndaj trafikut njerëzor ka bërë të ditur se skema e shfrytëzimit të vajzës ishte ajo klasike:
E mitura, prej të paktën disa muajsh dilte çdo ditë, kryesisht në
orët e pasdites dhe natës në vendin mbrapa Pallatit të Kulturës, jo larg
asaj që njihej deri vonë si gropa e Hajdin Sejdisë.
Aty nën mbikëqyrjen e të atit, shiste trupin e saj kundrejt shumave
duke nisur nga 3 mijë deri në 5 mijë lekë të rinj nga klientë të seksit,
mes tyre dhe të huaj.
Burimet e mësipërme i treguan agjencisë NOA se vajza e mitur, para
pak ditësh kishte bërë denoncim duke kërkuar ndihmë nga policia e
Tiranës. Vajza kishte treguar se edhe pse ishte 17 vjeçe, po abuzohej
nga i ati i cili e nxirrte në rrugë dhe e detyronte të prostituonte duke
mbledhur gjithë fitimet që nxirrte nga trupi i saj.
Agjentët e sektorit antitrafik, kanë kryer arrestimin në flagrancë
sonte të të dyshuarit Arif Mehmeti dhe i kanë vënë prangat nën akuzën
paraprake të shfrytëzimit të prostitucionit ndaj të miture në rrethana
rënduese.
Policia konfirmoi se mbi vajzën rome, të përdorur si prostitutë nuk
është ngritur asnjë akuzë, pasi ajo ka bashkëpunuar me sektorin
antitrafik duke denoncuar të atin si tutor dhe shfrytëzues
prostitucioni.
Kurse bëri të ditur se ka sekuestruar një sasi parash që tha se ishin
përftuar nga i dyshuari Mehmeti, përmes shfrytëzimit të vajzës së mitur
si prostitutë te Pallati i Kulturës.
Ndërkohë, i dyshuari Mehmeti, ka mohuar akuzën e ngritur duke
deklaruar se ai e kishte 17-vjeçaren, vajzën e tij dhe nuk mund ta
prostituonte, duke këmbëngulur se qëndrimi i saj mbrapa Pallatit të
Kulturës nuk lidhej me shfrytëzim prostitucioni.
Lidhur me pretendimet e të dyshuarit, policia pohoi se është duke verifikuar mbi pretendimet e tij.

_________________________________________________


Vajza e bukur pëlqehet me sy, ndërsa ajo e mira pëlqehet me zemër...


avatar
Admin
[ Pergjegjes i forumit ]
[ Pergjegjes i forumit ]

Gjinia Gjinia : Male
Postime: Postime: : 632
Piket Piket : 1765
Birthday Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha Mosha : 29
Vendbanimi Vendbanimi : Athin

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi