RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit

POLICIA ‘PAJTON’ STRESIN ME NOIZY-N

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

POLICIA ‘PAJTON’ STRESIN ME NOIZY-N

Mesazh nga Admin prej Sat Mar 19, 2011 6:21 pm

Dy këngëtarët e grupeve OTR dhe TBA, Noizy dhe Stresi, pas
konkurrimit në Top-Fest, mbrëmjen e së dielës, u shoqëruan në Policinë e
Tiranës. Atyre u janë marrë deklarime për incidentin me armë që ndodhi
pranë Presidencës, para se ata të hynin në Pallatin e Kongreseve ku
zhvillohej festivali. Pasi kaluan rreth 14 orë në Drejtorinë e Policisë,
duket se oficerët e Seksionit të Krimeve Kundër Jetës dhe Shëndetit,
arritën të “pajtojnë” dy këngëtarët, të cilët u lanë të lirë vetëm pasi i
dhanë dorën njëri-tjetrit. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe prindërit e
tyre, babai i Arkimed Lushës (Stresit), Sali Lusha dhe babai i Rigels
Rajkut (Noizy-t), Bashkim Rajku. Sipas burimeve nga policia, prindërit e
dy këngëtarëve, kanë marrë përsipër vetë që të nisin një fushatë
bindëse edhe për fansat e grupeve respektive, që të “sheshojnë”
konfliktet që ata kanë pasur deri më sot. Në lidhje me sherrin me armë
që ndodhi mbrëmjen e së dielës para Pallatit të Kongreseve, pak minuta
para se të fillonte festivali Top-Fest, policia arrestoi personin e
dyshuar për të shtënat me armë, 23-vjeçarin Jetnis Dollapi. Autorit të
ngjarjes, anëtar i bandës “Butuesi”, pjesë e grupit TBA, i janë
komunikuar edhe tri akuzat e ngritura ndaj tij, ndërsa është sekuestruar
arma automatike tip “Shotgan”. Gjashtë personat e tjerë të përfshirë në
këtë konflikt, 2 nga grupi TBA dhe 4 nga grupi OTR, u lanë të lirë nga
policia pasi dhanë deklarimet e tyre rreth ngjarjes.
NGJARJA
Të dielën, rreth orës 19:45, një sherr mes fansave të grupeve të rrepit,
OTR dhe TBA, u shoqërua me të shtëna armësh në ajër dhe në drejtim të
patrullës së policisë. Ngjarja ndodhi në Bulevardin “Dëshmorët e
Kombit”, në sheshin mes Presidencës dhe Pallatit të Kongreseve, në një
kohë kur ajo zonë ishte e mbipopulluar, nga qindra të rinj që prisnin të
shihnin festivalin Top-Fest. Tre pjesëtar të grupit TBA, një nga të
cilët Jetnis Dollapi, tashmë i arrestuar, nxori nga xhupi një automatik
dhe e drejtoi nga 4 pjesëtarë të grupit OTR. Fillimisht ai qëlloi me
armë në drejtim të makinës tip “Merecedez”, me targë DR 1966 F, nga e
cila vetëm pak minuta para të shtënave kishte zbritur Noizy, duke u
futur në Pallatin e Kongreseve. Në moment ka ndërhyrë policia, që
gjithashtu u përball me të shtëna armësh nga të rinjtë, derisa arriti të
arrestojnë 23-vjeçarin Dollapi, i cili tentoi të largohej, pasi hodhi
armën në asfalt. Ndërhyrja e policisë arriti të shmangë një gjakderdhje
të mundshme dhe të shoqërojë edhe 6 personat e tjerë të përfshirë në
konflikt.
ARRESTIMI i AUTORIT
Jetnis Dollapi, personi që dyshohet se qëlloi me armë në sheshin para
Presidencës dy ditë më parë, u ndalua nga policia brenda pak minutash,
teksa po tentonte të largohej nga sheshi para Pallatit të Kongreseve, në
drejtim të Rektoratit. Dje policia i komunikoi tri akuzat Dollapit, me
të cilat pritet që nesër të paraqitet për masë sigurie në gjykatë.
Burime nga policia thanë se 23-vjeçari akuzohet për “armëmbajtje pa
leje”, “prishje të rendit dhe qetësisë publike”, “kundërshtim të forcave
të rendit”. Ndërsa 6 personat e tjerë, bashkë me dy këngëtarët, Noizy
dhe Stresi, u lanë të lirë dje rreth orës 14:00, pasi dhanë deklarimet e
tyre rreth ngjarjes.
Babai i këngëtarit: Shpresoj që ky konflikt të jetë i fundit
TIRANE – Nëse fansat bëhen objekt konfliktesh dhe sherresh me armë, në
“mbrojtje” të këngëtarëve, ata që vuajnë dhe mbajnë përgjegjësi morale
për veprimet e secilit prej tyre janë prindërit. Të paktën kështu është
shprehur Bashkim Rajkun, babai i Noizy-t, i cili shprehet i shqetësuar,
jo aq për të birin, sesa për veprimet që janë në gjendje të bëjnë
adoleshentët sot. Babai i këngëtarit Noizy gjen rastin që t’u bëjë apel
të gjithë fansave të djalit të tij, por edhe të grupit tjetër, që të
“sheshojnë” këto konflikte, të harrojnë hakmarrjet dhe t’i zgjasin duart
njëri-tjetrit, ashtu siç bënë dje në polici Noizy dhe Stresi.
çfarë mendoni ju si prind, për këto konflikte që kanë ndodhur së fundmi mes fansave të djalit tuaj dhe Stresit?
Jam i tronditur nga të gjitha këto që po ndodhin dhe më duken mjaft
absurde. Por duhen harruar ato që kanë ndodhur, të gjithë duhet të
përpiqemi që të tilla situata të sheshohen dhe të mos ndodhin më. E them
këtë për të mirën e të gjithëve, të të dy palëve. Sepse ata fansa të
djalit tim, por edhe të grupit tjetër, të Arkimed Lushës, janë
adoleshentë dhe janë në gati të bëjnë çmendurira, pa e kuptuar se çfarë
po bëjnë dhe sa do u kushtojnë. Ne si prindër, por edhe ju si media,
duhet të sensibilizoni këta 14-15 vjeçarë që mos të ndodhin më gjëra të
tilla, sepse po shkatërrojnë veten e tyre dhe familjet e tyre.
Ju u takuat në polici me babain e Stresit, Sali Lushën. Bëtë ndonjë marrëveshje?
Ne jemi prindër dhe ata që ishin aty brenda, sado që janë të rritur,
janë fëmijët tanë. Duhet të jemi ne ata që t’i bindim si Rigelsin,
Arkimedin, por edhe fansat e tyre, që ngjarje të tilla të mos ndodhin
më. Ato që kanë ndodhur, kanë ndodhur, por duhet t’i bindim që t’i
hedhin pas krahëve dhe t’i harrojnë, sepse jemi njerëz. Të njëjtin
mendim ka edhe babai i Stresit, sepse edhe ai prind është si unë.
Mendoni se ai shtrëngim duarsh mes Noizy-t dhe Stresit në polici, mund të ndikojë për mirë edhe te fansat?
Shpresoj shumë dhe uroj që edhe tek ata të ndodhë e njëjta gjë. Meqë
janë fansa të tyre, atëherë unë si prind iu kërkoj që të veprojnë edhe
ata si Stresi dhe si Noizy.
Plagosja e fansit të TBA para 1 muaji
TIRANE – E gjithë ngjarja e dy ditëve më parë, pranë Presidencës,
përveçse një “lufte” mes fansave të grupeve TBA dhe OTR, sipas policisë
ndodhi si hakmarrje për një 19-vjeçar të plagosur më 28 prill të këtij
viti, pranë Stacionit të Trenit në Tiranë. I arrestuari, Jetnis Dollapi,
i cili qëlloi me armë 2 ditë më parë, dyshohet se këtë veprim e bëri në
shenjë hakmarrje për plagosjen e djalit të xhaxhait të tij, Denis
Dollapit, i cili u godit me thikë, nga një pjesëtar i grupit OTR. Më 28
prill 2010, dy adoleshentë u plagosën me thika në qendër të Tiranës, pas
një konflikti të nisur në një lokal pranë shkollës “Sami Frashëri” e që
përfundoi te Stacioni i Trenit. Policia tha se ngjarja ndodhi pas
ofendimeve mes fansave të dy grupeve rivale të rrepit, TBA dhe OTR.
Denis Dollapi dhe Durim Vitrina, fansë të grupit TBA, sipas policisë
janë plagosur me thikë nga një anëtar i grupit OTR, me emrin Bexhet, që
ende nuk është arrestuar.












_________________________________________________


Vajza e bukur pëlqehet me sy, ndërsa ajo e mira pëlqehet me zemër...


avatar
Admin
[ Pergjegjes i forumit ]
[ Pergjegjes i forumit ]

Gjinia Gjinia : Male
Postime: Postime: : 632
Piket Piket : 1765
Birthday Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha Mosha : 29
Vendbanimi Vendbanimi : Athin

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi