RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit

Horoskopi 20/3/2011

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Horoskopi 20/3/2011

Mesazh nga Admin prej Sun Mar 20, 2011 2:00 am



Dashi
Sot për ju do të jetë një ditë e qetë dhe pa probleme, me hyrjen e
Venerës në shenjën tuaj e cila do t’ju ndihmojë të rregulloni
marrëdhëniet me partnerin tuaj. Pas shumë zënkash dhe debatesh, gjithçka
po shkon drejt normalizimit. Në punë gjithçka shkon më së miri. Kujdes
shëndetin, mundohuni të çlodheni më shumë.


Demi
Pozicioni i Hënës në shenjën tuaj do të ndikojë negativisht në shenjën
tuaj. Do të jeni me humor të keq dhe kjo do të ndihet veçanërisht nga
kolegët tuaj. Mundohuni të qetësoheni. Yjet ju këshillojnë të silleni më
mirë me partnerin tuaj.


Binjakët
Ndikimi i Merkurit në shenjën tuaj do të bëjë që të ndiheni të
dembelosur. Për fatin tuaj të mirë sot është e shtunë dhe nuk do të keni
shumë për të bërë. Mund ta shfrytëzoni këtë fundjavë për t’u argëtuar
me miqtë tuaj ose duke ndenjur në shtëpi duke dëgjuar muzikë.


Gaforrja
E shtuna për ju do të jetë e mrekullueshme. Hëna shkëlqen në qiellin
tuaj dhe do t‘ju sjellë qetësi dhe humor të mirë. Influenca e saj e
shoqëruar me atë të planetëve të tjerë do t’ju sjellë të reja dhe plot
të papritura. Në familje do të mbretërojë një atmosferë e këndshme.


Luani
Pozicioni i Saturnit do t’ju bëjë të ndiheni pesimist. Yjet ju
këshillojnë të mos e humbni besimin në vete, vetëm kështu mund të ecni
përpara. Plutoni i cili është në pozicion jo të favorshëm për ju do të
bëjë të ndiheni xheloz për partnerin tuaj. Yjet ju këshillojnë të
frenoni fantazinë tuaj.


Virgjëresha
Më në fund erdhi fundjava, pas një jave të lodhshme dhe stresuese do të
çlodheni pak. Hyrja e Hënës në shenjën tuaj do t’ju ngrejë humorin dhe
do t’ju bëjë të ndiheni optimist për të ardhmen. Yjet ju këshillojnë të
mos grindeni më me partnerin tuaj, por mundohuni ta kuptoni atë.


Peshorja
Do të keni një fundjavë të mrekullueshme. Do të bëni një udhëtim gjatë
të cilit do të kënaqeni shumë. Në këtë udhëtim do të njoftoheni me
njerëz të cilët do t’ju ndihmojnë shumë në të ardhmen. Një mik të cilin
keni kohë pa e parë do të vijë t’ju takojë. Jeni në formë të
shkëlqyeshme fizike.


Akrepi
Pozicioni i Hënës, Venerës dhe Saturnit do t’ju vë përballë problemeve
të ndryshme financiare dhe sentimentale. Tregohuni të kujdesshëm dhe mos
e humbni besimin tek vetja. Yjet ju këshillojnë të mos shpenzoni shumë.
Ndryshoni dukjen tuaj në mënyrë që të dukeni sa më me stil.


Shigjetari
Kjo fundjavë do të jetë e qetë dhe pa probleme falë qëndrimit neutral që
do të mbajë Hëna në qiellin tuaj. Venera do të lehtësojë marrëdhëniet
me të afërmit tuaj. Do të shijoni frytet e një lidhjeje sentimentale.
Yjet ju këshillojnë të pushoni më shumë dhe të kujdeseni më shumë për
shëndetin tuaj.


Bricjapi
Më në fund çdo gjë do të shkojë më së miri. Do të arrini të fitoni
respektin e kolegëve duke bërë propozime me të vërtetë interesante. Jeta
sentimentale shkon si më së miri, sepse keni në krah një person i cili
ju do dhe ju respekton. Për ata të cilët janë të papunë do të kenë
oferta interesante.


Ujori
Do të kaloni një fundjavë të mbushur plot surpriza dhe të papritura.
Hëna e pozicionuar te Venera do të ndikojë negativisht në fushën
sentimentale. Yjet ju këshillojnë të mos bini moralisht, por të
mundoheni të dilni dhe të argëtoheni me miqtë tuaj. Përpiquni të merreni
më shumë me sport.


Peshqit
Trekëndëshi i formuar midis Uranit, Hënës dhe Plutonit do t’ju bëjë të
ndiheni shumë mirë. Në fushën profesionale gjithçka shkon mirë dhe ju
keni respektin e të gjithë kolegëve tuaj. Yjet ju këshillojnë të evitoni
debatet në familje. Një darkë me partnerin nuk do të ishte një ide e
keqe.

_________________________________________________


Vajza e bukur pëlqehet me sy, ndërsa ajo e mira pëlqehet me zemër...


avatar
Admin
[ Pergjegjes i forumit ]
[ Pergjegjes i forumit ]

Gjinia Gjinia : Male
Postime: Postime: : 632
Piket Piket : 1765
Birthday Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha Mosha : 29
Vendbanimi Vendbanimi : Athin

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi