RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit

Soni Malaj & Aurela Gaçe shtatzëna

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Soni Malaj & Aurela Gaçe shtatzëna

Mesazh nga Admin prej Thu May 19, 2011 12:29 pm

Dy kengetaret e njohura Shqiptare si Tropojan´ja Soni Malaj dhe Vlonjatja Aurela Gace jane shtatzena. Soni Malaj ka ngelur shtatzene me të dashurit e saj, balerinin italian Mirko Luçarelli. Çifti që prej disa muajsh jeton në Spanjë, ka vendosur ta celebrojë marrëdhënien me një fëmijë. Në fakt nuk bëhet fjalë për një thashethem. Vetë artistja Malaj, e ka pohuar këtë lajm ndërsa ishte prezente në Tiranë, pak javë më parë. Sigurisht që bëhet fjalë për muajt e parë të shtatzënisë, pasi ende ajo nuk është e dukshme.

[img][/img]

Soni dhe Mirko u njohën gjatë edicionit të parë të “Dancing with the stars- Albania”. Një simpati që mori përmasat e një historie të vërtetë dashurie, e që çoi në një fejesë alla shqiptare mes italianit dhe këngëtares simpatike. Përsa i përket karrierës muzikore, këngëtarja Malaj e ka lënë për momentin pas dore, për t’iu përkushtuar jo vetëm sipërmarrjes në Spanjë, por tashmë edhe bebes që do të vijë në jetë, ndoshta edhe brenda këtij viti!

Dhe Aurela Gaçe do të bëhet nënë për herë të parë! Konfirmohet më në fund lajmi që përflitej lart e poshtë e që për gazetarët rozë ka qenë kryetema e ditës. Nuk mjaftoi vetëm fakti që këngëtarja labe, e cila nuk e çoi dot Shqipërinë në finalen e Eurosong kishte shtuar disa kg më shumë – siç e pamë në skenën e Dyseldorfit – por mësohet që gëzimin e saj për këtë ngjarje ajo e ka ndarë së pari me mediat greke, gjatë turneut që ka bërë me këngën “Feel the passion”. Lajmin e lumtur këngëtarja 36-vjeçare, e cila prej pak kohësh ka krijuar një lidhje dashurore me Skerdin, menaxherin e saj dhe njëherazi babai i foshnjës së saj, e ka konfirmuar vetë përmes FB: “E doja kaq shumë të vinte kjo ditë, e kërkoja një baba të mirë për fëmijën tim dhe gjeta edhe njeriun që dua, edhe babanë e fëmijës. Jam njeriu më i lumtur, nuk më ndalon dot asgjë tani që Zoti na e fali këtë engjëll”, – ka thënë Aurela, e cila ka ndarë në konfidencë me fansat e saj.

_________________________________________________


Vajza e bukur pëlqehet me sy, ndërsa ajo e mira pëlqehet me zemër...


avatar
Admin
[ Pergjegjes i forumit ]
[ Pergjegjes i forumit ]

Gjinia Gjinia : Male
Postime: Postime: : 632
Piket Piket : 1765
Birthday Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha Mosha : 29
Vendbanimi Vendbanimi : Athin

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi