RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit

15-vjece shtatzene me 71vjecarin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

15-vjece shtatzene me 71vjecarin

Mesazh nga Admin prej Fri Mar 11, 2011 9:24 pm

KORÇE -Pasi ka marrë përgjigjen “pozitiv”, një e mitur nga një fshat i
Korçës, ka lënë dyert e maternitetit e i është drejtuar policisë së
Tiranës. 15-vjeçarja A.G. ka denoncuar babain e krijesës që rritej në
barkun e saj. Ekspertët e policisë së Tiranës kanë mbetur jo pak të
habitur, kur pasi vajza ka deponuar se ishte mashtruar të kryente
marrëdhënie seksuale, ka shtuar se babai i fëmijës së saj ishte një i
moshuar 71 vjeç. Përgjigja e analizave e njëherazi deponimi i së miturës
në polici, ka shokuar prindërit e saj. Pas denoncimit të bërë, policia e
Tiranës është nisur në fshatin Starje të Kolonjës dhe ka prangosur për
“marrëdhënie me të mitura”, 71-vjeçarin Frederik Beqo.

NGJARJA
Pak
ditë më parë, e mitura kishte shfaqur probleme me shëndetin e saj.
Vajza vinte pak e bëshme në trup, e për këtë shkak, megjithëse ajo
kishte shkuar në muajin e gjashtë të shtatzënisë, askush nga familja e
saj nuk kishte kuptuar atë që kishte ndodhur. Gjimnazistja e vitit të
dytë në Ersekë, ka deponuar në polici se kishte kryer marrëdhënie
seksuale me të moshuarin në muajin qershor. Por edhe pse i duheshin
vetëm tre muaj për të sjellë në jetë foshnjën e saj, as ajo vetë nuk e
kishte kuptuar se çfarë i kishte ndodhur. Vajza kishte besuar për shumë
muaj, se ajo që i kishte ndodhur me plakun, nuk do të merrej vesh nga
askush. Nga frika, ajo nuk i kishte treguar as nënës së saj. Por pak
ditë më parë, 15-vjeçarja kishte kërkuar ndihmën e prindërve, pasi nuk
ndihej mirë. Prindërit e alarmuar u nisën në spital, fillimisht në Korçë
e më pas edhe në Tiranë. Bluzat e bardha konstatuan se shqetësimet e
vajzës vinin pikërisht për shkak të shtatzënisë së saj. “Është
shtatzënë, madje në muajin e gjashtë”. Këto fjalë kanë rënë si bombë për
familjarët e vajzës. E rritur në fshat dhe pa shumë njohuri në edukatën
seksuale, vajza (të paktën nga deponimi i saj dhënë në polici), nuk e
kishte kuptuar se ishte shtatzënë.

ARRESTIMI
Pas denoncimit të
së miturës bërë në policinë e Tiranës, kjo e fundit ka arrestuar në
fshatin e tij 71-vjeçarin. Burime të policisë thanë se i moshuari nuk e
ka pranuar akuzën. Ai ka mohuar të ketë kryer marrëdhënie me
15-vjeçaren. Megjithatë, pritet rezultati i ADN-së. I moshuari kishte
një dyqan ushqimor në fshat, dhe vajza vinte gjithmonë të blinte tek ai.
Pikërisht në dyqan, ajo ka treguar se kishte ndodhur edhe akti seksual.
Gjimnazistja ka deponuar se 71-vjeçari nuk e kishte përdhunuar, por se
ajo ishte mashtruar prej tij. Tashmë kanë nisur hetimet për këtë ngjarje
të rrallë e perverse nga ana e të moshuarit.


cfare mendoni jepni mendimin tuaj.....
avatar
Admin
[ Pergjegjes i forumit ]
[ Pergjegjes i forumit ]

Gjinia Gjinia : Male
Postime: Postime: : 632
Piket Piket : 1765
Birthday Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha Mosha : 29
Vendbanimi Vendbanimi : Athin

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi