RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit

Horoskopi Ditor 24.07.2011

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Horoskopi Ditor 24.07.2011

Mesazh nga Admin prej Sun Jul 24, 2011 1:09 pm


Dashi
Mos u dekurajoni nese nuk keni arritur ende rezultatet qe prisnit. Do e
shihni qe ne javet ne vijim deshirat tuaja ne lidhje me dashurine do te
plotesohen. E keni te qarte se cfare eshte me e mira per ju dhe do beni
cmos qe t’ia arrini qellimit. Besojini instiktit te pare. Planetet do ju
ndihmojne. Me pak fjale do jete dite me shume fat ne cdo aspekt.

Demi
Sot do ju duhet t’i pranoni gabimet, ne kete menyre do merrni edhe
faljen e partnerit. Nese jeni te sinqerte gjithçka do shkoje mire ne
lidhjen tuaj. Mundohuni t’ia kaloni sa me mire prane atij qe doni dhe
shfrytezojeni sa me shume kete te diele. Ne pune duhet te jeni te
ndershem, edhe pse ndonjehere e verteta te lendon. Me vone do ju cmojne
shume per sinqeritetin tuaj.

Binjakët
Gjerat duket se nuk shkojne mire ne ceshtjet e zemres, por gjithçka do
rregullohet ne javet qe vijne. Mundohuni t’i shihni gjerat me me
pozitivitet dhe behuni me tolerante me partnerin tuaj. Ne pune gjithçka
do shkoje per mrekulli. Keni shume mundesi dhe do zgjidhni me te miren.
Largpamesia do jete nje dhurate e yjeve dhe celesi i suksesit tuaj.

Gaforrja
Sot duhet te qendroni me prane familjes suaj. Ata do ju bejne mjaft te
lumtur dhe do kujdesen shume per ju. Shfrytezojeni kete periudhe sepse
jo gjithmonë do jete keshtu. Ne pune do ecni perpara, por do keni edhe
disa probleme te vogla. Gjithsesi vullneti dhe kembengulja juaj do
rregullojne cdo gje. Do jete nje dite pergjithesisht e mire.

Luani
Ne jeten private do keni disa ndryshime. Marredhenia juaj do marre nje
kthese jo te te mire. Duhet te jeni tolerante dhe te flisni sa me shume
me partnerin. E keni te veshtire te beni leshime, por te pakten
mundohuni njehere. Ne pune do keni dyshime per projektet qe duhet te
ndermerrni. Nese do keni besim tek aftesite tuaja cdo gje do shkoje
mire.

Virgjëresha
Fale sakrificave tuaja do ecni perpara ne marredhenien ne cift. Mbase
mund te merrni edhe nje vendim te rendesishem. Jeni kureshtare dhe keni
shume interes per te panjohurat. Sot duhet te filloni te merreni me
shume me ceshtjet administrative te cilat i keni lene disi pas dore.
Beni kujdes me agresivitetin e tepruar, nuk do jete i justifikuar.

Peshorja
Keni disa probleme ne familjen tuaj? Tregohuni te sinqerte e te hapur
dhe cdo gje do te zgjidhet. Jeta juaj sentimentale duket se po shkon ne
drejtimin e kundert me ate qe ju keni menduar. Pak nga pak po i
neneshtroheni partnerit. Reagoni sa jeni ne kohe. Ne jeten profesionale
duhet te tregoheni me te matur sepse perndryshe do humbisni.

Akrepi
Sot do te shqetesoheni kot per jeten ne cift. Disa pjesetare te familjes
do ju ndihmojne ta kuptoni kete. Do jeni shume te gezuar qe ata ju
mbeshtesin gjithmone. Kujdesuni me shume per shendetin. Ne pune do ju
propozojne nje projekt te ri profesional dhe entuziazmi do ju beje te
harroni angazhimet qe kerkon ky aktivitet. Mendohuni mire para se te
vendosni.

Shigjetari
Sot do te takoni dike qe do plotesoje shume nga deshirat tuaja. Do ju
degjoje me kujdes dhe do ju ndihmoje. Jeni me shume fat qe keni afer nje
person te tille. Silluni sa me mire dhe mos e lini te ike. Karriera do
ece shume perpara. Edhe ne kete fushe partneri do ju ndihmoje mjaft. Ka
ardhur koha ta falenderoni dhe t’i jeni mirenjohese per gjithçka.

Bricjapi
Sot do beni perparime ne lidhjen tuaj. Jeta juaj dashurore do jete e
embel dhe e ngrohte. Perfitoni sa me shume! Disa persona do ju bejne
dhurata dhe do kujdesen per ju. Do ndjeheni shume mire. Pikerisht tani
qe po mendonit se ishit shume larg arritjeve profesionale, do ju dalin
mundesi te reja te cilat mund t’ju sjellin shume sukses. Do keni fat
nese beni zgjedhjen e duhur.

Ujori
Sot do kujdeseni shume per familjen dhe per miqte tuaj. Doni t’i
ndihmoni dhe jeni shume bujare. Falenderimet e tyre do ju bejne te
ndjeheni shume mire. E cfare kerkoni me teper? Beni mire dhe mire do
gjeni. Ne pune duhet te flisni sa me hapur dhe te tregoni kerkesat qe
keni. Sinqeriteti do te cmohet shume. Mund te keni ngritje ne detyre.

Peshqit
Sot nje miku apo mikesha juaj duket se po ju rri pak larg. Do ndjeheni
keq per kete, por me vone do e kuptoni se kishte disa probleme. Mos i
ktheni kurrizin. Miqte duken ne dite te veshtira. Marredhenia me te
dashurin do shkoje mire. Ne pune do keni disa probleme. Koleget do
mundohen t’ju pengojne rrugen e suksesit, por ju gjithsesi do ja dilni
mbane.

_________________________________________________


Vajza e bukur pëlqehet me sy, ndërsa ajo e mira pëlqehet me zemër...


avatar
Admin
[ Pergjegjes i forumit ]
[ Pergjegjes i forumit ]

Gjinia Gjinia : Male
Postime: Postime: : 632
Piket Piket : 1765
Birthday Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha Mosha : 29
Vendbanimi Vendbanimi : Athin

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi