RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit

Puthja....

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Puthja....

Mesazh nga Admin prej Sat Aug 06, 2011 11:50 am

Në kërkim të vete gjenezës së saj, antropologët tanë bashkëkohorë
theksojnë se, puthja, ashtu sikurse e praktikojmë ne sot, së pari ka
lindur nga kontakti i afër dhe i drejtpërdrejt fizik oral në mes të
nënës dhe fëmijës. Ashtu, sikurse zogjtë i ushqejnë të vegjlit e vetë,
në kohët shumë më të lashta, nënat përmes futjes nga goja në gojë të
ushqimit të gatshëm dhe të përtypur më parë nga ajo, i kanë ushqyer
foshnjën e porsalindura. Kështu, me kohë, kjo formë, përveç si mënyrë e
përmbushjes së nevojës biologjike, ka ndikuar edhe në rrënjosjen
psikologjike të ndjenjës së sigurisë dhe mbrojtjes, e të cilën ne sot,
si një veprim, e kemi të rrënjosur thellësisht në ndërvedijen kolektive
të racës njerëzore.

Puthja është një veprim përmes së cilës, ne, përkatës të gjinisë
njerëzorë, i shprehim dhe i manifestojmë ndjenjat dhe emocionet tona në
mënyra dhe situata të ndryshme. Në përgjithësi, puthjen mund ta
definojmë si një akt formal të afërsisë, miqësisë, njomësisë, mbrojtjes,
epshit, provokimit dhe erotikës. Po ashtu, në të shumtën e rasteve dhe
situatave, puthja mund të shfaqet edhe si akt i respektit dhe
nënshtrimit, e shpesh herë, edhe si veprim intim dhe amënorë.
Në kërkim të vete gjenezës së saj, antropologët tanë bashkëkohorë
theksojnë se, puthja, ashtu sikurse e praktikojmë ne sot, së pari ka
lindur nga kontakti i afër dhe i drejtpërdrejt fizik oral në mes të
nënës dhe fëmijës. Ashtu, sikurse zogjtë i ushqejnë të vegjlit e vetë,
në kohët shumë më të lashta, nënat përmes futjes nga goja në gojë të
ushqimit të gatshëm dhe të përtypur më parë nga ajo, i kanë ushqyer
foshnjën e porsalindura. Kështu, me kohë, kjo formë, përveç si mënyrë e
përmbushjes së nevojës biologjike, ka ndikuar edhe në rrënjosjen
psikologjike të ndjenjës së sigurisë dhe mbrojtjes, e të cilën ne sot,
si një veprim, e kemi të rrënjosur thellësisht në ndërvedijen kolektive
të racës njerëzore. Ndërsa, sa i përket shprehjes më të madhe të saj tek
akti seksual, sigurisht ajo ka rrjedhë nga ngacmimi i pozitës së
kontaktit drejtpërdrejt fizik, nga njëra anë, dhe afërsisë intime ballë
për ballë me partnerin, nga ana tjetër.
Edhe pse puthja si akt dhe veprim është i njohur dhe i praktikuar në të
gjitha kulturat dhe civilizimet e ndryshme të botës, ajo tek shumica e
tyre ka simbolikë dhe domethënie të ndryshme. P.sh. eskimezët, maorët
dhe polonezët, si shenjë puthjes preken me hundë.
Në shtetet arabe, puthja konsiderohet si gjest i respektit, ndërsa në
Maroku personi më i ri, më të vjetrit, së pari ia puth dorën e më pas
majën e kokës.
Puthja në dorë tek shumë popuj të ndryshëm gjithnjë është konsideruar si
nderim dhe respekt, ndërsa puthja e gjurit dhe i shputës së këmbës, si
gjest i nënshtrimit dhe servilizmit.
Për kinezët dhe japonezët puthja është një akt erotik seksual dhe merret
si diçka intime, andaj, nuk lejohet që të bëhet publikisht dhe në
pranin e të tjerëve. Po ashtu indusët, por edhe shumë popuj tjerë,
puthen publike e konsiderojnë si tabu që ndeshet ngushtë me normat
morale dhe fetare të sjelljes shoqërore. Në Indi ta zëmë, edhe filmat si
krijimtari artistike ku sado pak të jetë i shfaqur ndonjë akt i vogël i
puthjes në mes të gjinive të kundërta, censurohet ashpër!
Në ishullin Hokaido të Japonisë, si karakteristikë e jashtëzakonshme e
mënyrës së shprehjes erotike të dashurisë është kafshimi në mes të
partnerëve të gjinive të kundërta, ndërsa në Bali, si kulminim i
shprehjes së intimitetit të ndërsjellët në mes partnerëve bëhet përmes
afrimit të fytyrave, lëmimit dhe prekjes, si dhe thithja me errëmarrëje e
ngrohtësisë dhe erës së lëkurës të njëri- tjetrit.
Për fiset afrikane goja konsiderohet vrimë dalëse, andaj puthja gjatë
aktit erotik bëhet nga bindja e ekzistimit të frikës se nga ajo mund të
del shpirti. Ndërsa, po në kontinentin e Afrikës, fiset nigeriane,
puthjen e konsiderojnë si një veprim ngjashëm me kanibalizmin, andaj dhe
akterët e saj dënohen ashpër me rrahje me kamxhik.
Nga të gjitha llojet e puthjeve dhe pavarësisht se çfarë qasje do të
kemi ndaj saj, sot në botë si më e njohura dhe më e përhapura është
puthja evropiane, e ashtuquajtur si "puthje franceze"(buzë me buzë). Kjo
mënyrë e puthjes, përveç se sjell dorëzimin, përkatësinë dhe ndenjën e
afërsisë në mes të partnerëve, cilësohet edhe si një shqisë shtojce
stimuluese.
Nga ekspertët përkatës bashkëkohorë, kjo mënyrë e puthjes, konsiderohet
si një gjimnastikë e zemrës dhe muskujve: ajo i ngjallë të gjitha
shqisat tona të tjera ekzistuese, pulsi ngritët në 150 të rrahura, për 7
sekonda trupi shpenzon 12 kalori, dhe, njëkohësisht, në at moment, në
mënyrë paralele janë në aktivitet 34 muskuj fasciale (të fytyrës) dhe 40
muskuj të qafës dhe kokës.
Në fund, psikologët për puthjen konstatojnë se ka funksion dhe rëndësi
të shumëfishtë për bërësit e saj, sepse në disa raste ajo ndikon edhe si
shëruese dhe ka forcë mistike. Pa dyshim se, mundësia e puthjes është
që më shumë shpirtërisht t'i ofroj dy persona se sa vet akti seksual.
Sido që të jetë, si kuriozitet, në kontest të temës, mos t'i harrojmë
t'i përmendim as shembujt nga përrallat e famshme ku me puthje ngritët
nga gjumi 100 vjeçar bukuroshja e fjetur, ndërsa bretkosën puthja e ka
shndërruar në princ.
E... në të vërtetë... duhet pranuar se ne, ndoshta ende sot e kësaj dite
nuk i njohim mundësitë, fuqinë dhe rëndësinë e saj të vërtetë...

.

_________________________________________________


Vajza e bukur pëlqehet me sy, ndërsa ajo e mira pëlqehet me zemër...


avatar
Admin
[ Pergjegjes i forumit ]
[ Pergjegjes i forumit ]

Gjinia Gjinia : Male
Postime: Postime: : 632
Piket Piket : 1765
Birthday Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha Mosha : 29
Vendbanimi Vendbanimi : Athin

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi