RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit

Adelina Tahiri shfaq linjat seksi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Adelina Tahiri shfaq linjat seksi

Mesazh nga Admin prej Sat Aug 06, 2011 12:01 pm

Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri po kalon pushimet ne bregdetin
shqiptar, ku siç ka pranuar edhe vetë këngëtarja, kalon një pjesë të
mirë të kohës gjatë verës, pasi është e angazhuar me koncerte.
Bukuroshja me sytë e kaltër i ka çmendur të gjithë, ndërsa ka treguar
linjat e saj të mira në bregdetin shqiptar.
Vera, stina e koncerteve Më pëlqen çdo stinë, pa marrë parasysh se
është verë, dimër, vjeshtë apo pranverë. Më pëlqen shumë vera, por edhe
dimri, dëbora. Natyrisht, duke qenë se kam lindur në prill, më pëlqen
shumë edhe pranvera. Dimrit këndoj zakonisht në diasporë, në Gjermani,
Zvicër etj., ndërsa gjatë verës më së shumti në zonat bregdetare, Ulqin,
Durrës etj.

Por, veçanërisht në stinën e verës ndjehem mirë, sepse kam shumë
koncerte, kudo ka shumë persona, shqiptarët vijnë në bregdet nga të
gjitha anët. Jam e lumtur kur këndoj pranë publikut tim, edhe kur këndoj
në Maqedoni, pranë popullit tim.

Ndjehem mirë kudo edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri. Më pëlqen që flitet
shqip së pari, së dyti, sepse takoj fansat të cilët më duan për punën
time. Takoj, gjithashtu bashkëpunëtorë të rinj, njerëz me vlera.

Thashethemet për Lorik Canën

Në fillim, kur kam nisur të merrem me këtë punë, unë kam vendosur që
nuk duhet të cenohem apo prekem nga shtypi, sepse përkundrazi
demoralizohesh. Kam lexuar edhe shumë gjëra pozitive për veten, por ka
edhe negative, natyrisht. Por, fakti që shkruajnë për mua tregon që po
më kushtojnë vëmendje, që ka njerëz që ndjekin atë që unë bëj.

Lidhja me Lorikun u fol më shumë sesa duhet. Për mua është shkruar,
sikurse për shumë këngëtarë të tjerë që përfliten, për gjërat më të
vogla që bëjmë. Nuk më vjen mirë që shkruhet për këto thashetheme, sepse
kam gjëra shumë më të rëndësishme në jetë, të cilave mund t’u kushtohet
rëndësi, siç është muzika, shkollimi im etj

Nuk më pëlqen që përflitem për të tilla gjëra. Lorikun e njoh, më vjen
shumë mirë që është një shqiptar i suksesshëm, por me të nuk kam asgjë
më tepër sesa një miqësi familjare. Lorikun e kam takuar rastësisht në
Prishtinë, në lokalin e djalit të dajës, i cili njihet me të.

Kam takuar Lorikun, babanë e tij, krejt rastësisht dhe kaq. Më pas,
nuk e di nga dolën thashethemet që kanë 6 muaj që ziejnë. Futbollistët i
dëshirojnë vajzat e skenës, por sa i kanë ama… Një mashkull i bukur
duhet të ketë pranë vetes një femër të bukur, madje jo një, por më
tepër!

_________________________________________________


Vajza e bukur pëlqehet me sy, ndërsa ajo e mira pëlqehet me zemër...


avatar
Admin
[ Pergjegjes i forumit ]
[ Pergjegjes i forumit ]

Gjinia Gjinia : Male
Postime: Postime: : 632
Piket Piket : 1765
Birthday Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha Mosha : 29
Vendbanimi Vendbanimi : Athin

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi