RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit

Përleshje me policinë, plagosen tre minatorë grevistë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Përleshje me policinë, plagosen tre minatorë grevistë

Mesazh nga Leonard prej Fri Aug 26, 2011 8:48 am


Është tensionuar sërish situata në qytezën e Bulqizës, ndërkohë që nga konfrontimi midis minatorëve protestues dhe forcave të rendit, tre minatorë kanë përfunduar në spital. Për të shpërndarë minatorët e familjarët e tyre policia nuk ka hezituar të përdorë edhe gazin lotësjellës, ashtu si dhe dhunën e shkopinjve të gomës. Si pasojë e goditjeve të marra të marra në trup e dëmtimeve në sy për shak të përdorimit të gazit lotsjellës, tre minatorët të quajtur Dashamir Neziri, Arif Xhiveshi dhe Rifat Sollaku janë dërguar për kurim në spitalin rajonal, ndërkohë që krerët e sindikatës së minatorëve parlajmërojnë se që nga nesër do të rinisin grevën e urisë, për shkak të refuzimit të kërkesave të tyre.

Protesta

Të premten që shkoi minatorët i dhanë fund grevës së urisë pas një ndërhyrje brutale të policisë e të forcave speciale të RENEA-s e FNSH-së, duke shpresuar do të arrinin një marrëveshje me kompaninë ACR në fillim të kësaj jave. Mirëpo marrëveshja nuk u arrit, e tani që minatorët kanë dalë nga miniera një ekip i forcave RENEA vazhdon të ruajë hyrjen e galerisë. Dje rreth orës 9 të mëngjesit minatorët u mblodhën para minierës për të vijuar me protestat e tyre të përditshme, kur policia ka ndërhyrë duke iu kërkuar të shpërndahen, pasi miniera do të fillonte punën.

Gjendja menjëherë u tensionua dhe minatorët kanë nxituar të bllokojnë hyrjen e minierës, madje edhe të tentojnë të hyjnë brenda. Ata penguan edhe disa kamionë të ngarkuar me lëndë ndërtimi të destinuar për riparimin e galerive në minierë. Mes grevistëve dhe policisë u zhvilluan për rreth 30 minuta konfrontime të forta fizike, për pasojë tre minatorë janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Minatorët pretendojnë se janë plagosur nga policia gjatë përpjekjes për t’i shpërndarë, ndërsa policia vetë mohon që të ketë patur të dëmtuar. Sipas informacionave të policisë, uniformat blu janë detyruar të ndërhyjnë pasi minatorët kanë tentuar të bllokojnë hyrjen e minierës, por të kundërtën bëjnë me dijë përfaqësuesit e sindikatës së minatorëve.

“Ne po qëndronim në hyrje të minierës, në vijim të grevës që kemi shpallur që prej 30 ditësh, siç kemi vendosur të bëjmë gjer në plotësimin e kërkesave nga ACR, kur kanë ndërhyrë forcat e policisë. Përleshja mes policëve dhe minatorëve ka zgjatur për disa minuta, ka patur edhe të plagosur por në mënyrë kadegorike nuk kanë qenë minatorët ata që kanë bllokuar punën e ekipit të rehabilitimit të minierës, gjithçka ka qenë e inskenuar”- thanë dje për “Shekullin” përfaqësues së sindikatës së minatorëve. Sipas minatorëve policia ka përdorur edhe gaz lotësjellës, gjë që ka dëmtuar rëndë disa minatorë të cilët, për shkak të profesionit, kanë probleme të vazhdueshme shëndetësore me rrugët e frymëmarrjes. Pas dhunës së ushtruar nga policia minatorët Dashamir Neziri, Arif Xhiveshi dhe Rifat Sollaku kanë përfunduar të lënduar në spitalin e Peshkopisë. Sipas mjekëve tre minatorët kanë marrë dëmtime të konsiderueshme në trup ndërkohë që ende janë duke iu nënshtruar ekzaminimeve më të plota mjekësore.

Kol Nikolla: ACR-në e presim edhe 24 orë, pastaj rifillon greva

“Në rast se deri nesër në mesditë nuk do të kemi një përgjigje zyrtare nga ACR për nënshkrimin e një marrëveshje, do të përshkallëzojmë grevën sërish”. Kështu ka dekaruar dje për gazetën “Shekulli”, kreu i Konfederatës, Kol Nikolla. Sipas tij gjatë ditës së djeshme në mbledhjen mes sindikatës dhe minatorëve është rënë dakort që të presin 24 orë, e nëse nuk do të arrihet asnjë marrëveshje atëherë qytetarët e Bulqizës do të tentojnë sërish bllokimin e rrugëve. Sipas Nikollës minatorët janë të vendosur për të vijuar protestat por edhe grevën e urisë, deri në plotësimin e kërkesave të tyre që janë: investimet në minierë; rritje të pagës në nivelin 20-40%; përmirësim të kushteve të punës; si dhe largimi i drejtorit të minierës. Nikolla thotë se minatorët janë të vendosur për organizimin e protestave paqësore, ndërkohë që sipas tij, konfrontimet e dhunshme të ditës së djeshme kanë qenë të inskenuara nga drejtuesit e kompanisë ACR. Kreu i konfederatës tha se deri më tani asnjë prej minatorëve nuk e ka braktisur protestën, dhe puna në minierë nuk ka rifilluar. “Lajmet së në minierë paska rinisur puna absolutisht nuk janë të vërteta. Të 700 punëtorët vijojnë grevën dhe protestën e tyre, deri në plotësimin e kushteve, ndërkohë që hyrja e minjerës ruhet ende nga forcat speciale”- tha Nikollaj. Sa i përket marrëveshjes midis punëtorëve dhe kompanisë, kjo nuk ka ndodhur as dje, edhe pse pritej një ndërmjetësim prej kryeministrit.

ACR: Do t’i plotësojmë kërkesat, nëse paraqitetin në punë

E ndërsa minatorët vazhdojnë protestat e tyre që synojnë plotësimin e kërkesave për kushte më të mira pune, kompania austriake vazhdon komunikimin mediatik në distancë me punëtorët e saj. Dje në mesditë nga kjo kompani është shpëndarë komunikata e radhës, ku i bëhej thirrje të gjithë punonjësve të minierës së Bulqizës që të nisin punën, pasi u garanton se do njohë të drejtat e tyre sipas dokumentit të bërë publik ditë më parë. “Punonjësit t’i bashkohen grupit që ka filluar sot punën për rikthimin në normalitet të minierës së Bulqizës. Minatorët duhet të kontaktojnë administratën e minierës, në sektorin të cilit i përkasin, për të nisur punën. Me paraqitjen në administratën e minierës minatorëve do t’u njihen të gjitha të drejtat që rrjedhin nga oferta e bërë publike e ACR”. Më 18 Gusht, kur minatorët ndodheshin në grevë urië, ACR bëri publike një draft-memorandum, nëpërmjet të cilit pretendohej se do të zgjidheshin të gjitha kërkesat e minatorëve. Neni 4 i draftit ka të bëjë me të drejtat e minatorëve dhe detyrimet e kompanisë. Në të thuhet se ACR pajtohet për të përmbushur kërkesën për rritjen e pagës me 20% duke filluar nga data e nënshkrimit të këtij memorandumi. “Pajtohet për të bërë transparent të gjitha investimet, për të përmirësuar kushtet e punës, duke përfshirë sigurinë me të gjitha standartet si dhe regulloren e sigurimit teknik për sigurinë në punë. ACR pajtohet që të sigurojë të gjithë ndihmën për sindikatën e re që do të krijohet pas nënshkrimit të këtij memorandumi”- thuhet në draftin e mirëkuptimit. Më tej, në komunikatën e shpërndarë prej kompanisë koncesionare ACR thuhet se të gjithë punonjësit duhet të marrin përsipër që menjëherë të rinisin punën dhe të lirojnë të gjitha ambjentet e minierës. Kompania ACR i bën thirrje minatorëve të mos bien preh e kërcënimeve të Kol Nikollës dhe disa pasuesve të tij. Ka qenë pikërisht kjo deklaratë që ka ngjallur reagimin e Kolë Nikollës, duke thënë se ai është vetëm në mbështetje të minatorëve që tashmë prej dy muajsh protestojnë në kërkim të të drejtave të tyre.

Policia blindon Bulqizën

Forca të ndërhyrjes së shpejtë vazhdojnë të qëndrojnë në qytetin e Bulqizës, ndërkohë që hyrja e minjerës vazhdon të mbahet nën kontrollin e forcave RENEA. Numri ekzakt i forcave të vendosura në qytet nuk dihet, por sipas raportimeve të banorëve, mësohet se në Bulqizë këto ditë duhet të jenë stacionuar mbi 100 policë, dhe rreth 20 efektivë të RENEA.

“Të largohet drejtori!”

Minatorët e Bulqizës i kanë dhënë edhe 24 orë afat kompanisë ACR për të arritur një marrëveshje dhe kanë deklaruar se nëse kjo nuk do të ndodhë, ata do të hyjnë sërish në grevë urie. Minatorët e Bulqizës për më tepër se një muaj e gjysëm kanë kërkuar që kompania ACR të nisë investimet në minierë, të rrisë pagat nga 20-40% si dhe të përmirësojë kushtet e punës brenda në minierë. Pjesë e kërkesave të tyre është dhe largimi nga puna i drejtorit të kompanisë, Medat Zogu.

Firma i thërret në punë

Kompania austriake ACR i ka bërë thirrje të gjithë punonjësve të minierës së Bulqizës që të nisin punën, pasi i garanton se do t’i njohë të drejtat e tyre sipas dokumentit të bërë publik ditë më parë. Minatorët duhet të kontaktojnë administratën e minierës, në sektorin të cilit i përkasin, për të nisur punën. Me paraqitjen në administratën e minierës minatorëve do t’u njihen të gjitha të drejtat që rrjedhin nga oferta e bërë publike e ACR”. Mirëpo minatorët marrëveshjen duan ta firmosin paraprakisht.

Ç’ofron ACR

ACR pajtohet për të bërë transparent të gjitha investimet, për të përmirësuar kushtet e punës, duke përfshirë sigurinë me të gjitha standartet si dhe regulloren e sigurimit teknik për sigurinë në punë. ACR pajtohet që të sigurojë të gjithë ndihmën për sindikatën e re që do të krijohet pas nënshkrimit të këtij memorandumi”- thuhet në draftin e mirëkuptimit. Më tej në dokumentin e kompanisë koncesionare ACR thuhet se të gjithë punonjësit duhet të marrin përsipër që menjëherë të rinisin punën dhe të lirojnë të gjitha ambjentet e minierës

_________________________________________________


Vajza e bukur pëlqehet me sy, ndërsa ajo e mira pëlqehet me zemër...


avatar
Leonard
[ Pergjegjes i forumit ]
[ Pergjegjes i forumit ]

Gjinia Gjinia : Male
Postime: Postime: : 633
Piket Piket : 1768
Birthday Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha Mosha : 29
Vendbanimi Vendbanimi : Athin

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi