RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit

Horoskopi Ditor 28.08.2011

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Horoskopi Ditor 28.08.2011

Mesazh nga Admin prej Sun Aug 28, 2011 9:29 am


Dashi

Te jesh e lidhur me dike jo gjithmone eshte e thjeshte. Nese doni qe te shkoni mire me partnerin duhet te jeni tolerante dhe t’i perkushtoheni me shume. Beqaret duhet te mendohen mire nese do takojne dike interesant. Mos i lini mundesite t’ju ikin nga duart. Edhe pse eshte dite e diele do mendoni per punen dhe do i gjeni zgjidhje nje problemi qe ju mundon prej kohesh.

Demi

Ka dicka qe ju shqeteson ne lidhjen tuaj dhe kjo do behet pengese qe ju te shprehni lirisht ato qe ndjeni. Mundohuni se bashku ta zgjidhni kete problem ne menyre qe te cliroheni dhe te jeni te lumtur. Per beqaret do kete njohje te reja, por nuk do takoni dot dashurine. Ne pune duhet te jeni vigjilente ditet ne vijim nese doni te arrini te gjitha objektivat qe i keni vene vetes.

Binjaket

Do jeni pak te merzitur sot me partnerin. Mundohuni ta hiqni mendjen dhe merruni me dicka tjeter. Dilni shetitje, beni shopping, shkoni takoni nje mik apo mikeshe. Per beqaret nuk pritet ndonje gje e veçante. Edhe financat nuk do jene te mira, por kjo nuk duhet t’jua ule moralin. Ne pune cdo gje do vije duke u permiresuar, vetem se ju duhet te jeni me te duruar.

Gaforrja

Po e shihni qe partneri ka ndryshuar. Per te sqaruar cdo gje flisni me te. Do e shihni qe pas kesaj dite cdo gje do filloje te permiresohet. Beqaret eshte me mire te qendrojne vetem sesa prane dikujt qe nuk do ju jape ngrohtesine e duhur. Jeta profesionale do jete shume e mire. I gjithe mundi juaj do filloje te shperblehet. Jeni te bindur ne vetvete dhe keni shume besim.

Luani

Realiteti i sotem ne jeten tuaj ne cift do jete pak i ashper, por jeta i ka keto. Mundohuni te mos krijoni me shume konflikte dhe sqarojini gjerat sa jeni ne kohe. Beqaret do jene shume kurajoze dhe sot do fillojne nje lidhje te re. Te ardhmen e keni vete ne dore. Ne pune do merrni nje vendim te rendesishem i cili do ndikoje mjaft ne karrieren tuaj. Do keni perfitime!

Virgjeresha

Edhe pse i besoni partnerit qendroni gjithmone te vemendshem. Dikush tjeter do kerkoje te nderhyje ne lidhjen tuaj dhe t’ju prishe pune. Kujdes me xhelozine e tepruar. Beqaret do jene shume te pavendosur te krijojne nje lidhje megjithese mundesi do kene plot. Ne pune jeni mjaft kreative. Cdo gje qe mendoni shpreheni dhe do e shihni qe do keni sukses.

Peshorja

Nese doni te kaloni nje dite te mire me partnerin duhet te filloni te zgjidhni disa mosmarreveshje qe keni. Vetem keshtu do ndjeheni te qete dhe do dashuroni lirisht. Beqaret do kene mundesi te mira sot per nje lidhje serioze. Mendohuni mire para se te vendosni. Jeta eshte plot te papritura. Nje ndryshim ne punen tuaj do ju shtoje ankthin por cdo gje do shkoje mire pas disa ditesh.

Akrepi

Ai qe keni prane ju mban nje sekret. Mos kembengulni shume qe t’jua thote sepse nuk do e beje nje gje te tille. Pa merak nuk eshte asgje e keqe. Beqaret duhet te pergatiten per deklarata dashurie. Ne pune keni pasur disa pengesa. Gjithsesi duhet ta dini qe te gjithve ju ndodhin keto. Duhet te keni me shume besim ne vetvete dhe dite me te mira do vijne per ju.

Shigjetari

Sjellja juaj e ngrohte dhe perkedheljet do e bejne ate qe keni prane te ndjehet mjaft mire. Edhe ai ju ka pergatitur nje surprize qe do ju pelqeje shume. Beqaret do ju afrohen me shume personave qe pelqejne. Eshte dite e mire per ju. Mundohuni ta hiqni mendjen nga problemet ne pune. Disa miq do ju ndihmojne dhe cdo gje do shkoje mire. Clodhuni sot!

Bricjapi

Sot do keni nevoje per qetesi dhe rehati ne jeten tuaj ne cift. Shkeputuni nga bota e jashtme dhe qendroni vetem me partnerin. Pergatituni per momente romantike. Beqaret do kene fat, por nuk duhet te nxitohen per asnje arsye. Dikush do ju pergezoje per te gjitha arritjet dhe zotesine tuaj ne profesion. Kjo do ju beje te ndjeheni mire dhe do ju shtyje te punoni fort.

Ujori

Megjithese i hidhni hapat me ngadale ne jeten ne cift gjithcka shkon mire per ju. Mundohuni te pergatisni ndonje mbremje romantike ose dilni argetohuni sot meqe eshte dite e diele. Edhe beqaret do kene nje dite mjaft te mire dhe me plot surpriza. Ne planin financiar duket se gjerat do vijne duke u permiresuar. Ne pune pritet te vijne dite me fat, megjithate duhet durim.

Peshqit

Ai qe keni ne krah ju ben mjaft te lumtur dhe gjithmone gjen dicka qe ju te mos merziteni. Edhe ju do jeni plot energji pozitive sot. Beqaret do takojne dike shume interesant dhe nuk do ja u marre mendja se mund te jeta ai qe do jua rrembeje zemren. Dikush do ju propozoje dicka per jeten tuaj profesionale. Mendohuni mire dhe jepni pergjigjen qe ju leverdis me teper.

_________________________________________________


Vajza e bukur pëlqehet me sy, ndërsa ajo e mira pëlqehet me zemër...


avatar
Admin
[ Pergjegjes i forumit ]
[ Pergjegjes i forumit ]

Gjinia Gjinia : Male
Postime: Postime: : 632
Piket Piket : 1765
Birthday Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha Mosha : 29
Vendbanimi Vendbanimi : Athin

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi