RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit

Dobite ne dhurimin e gjakut!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Dobite ne dhurimin e gjakut!

Mesazh nga Admin prej Sat Mar 12, 2011 3:29 am

Ne ditet e sotme gjaku konsiderohet si ilaç ne “boten spitalore”,si ilaç
themeltar i cili nuk ka analog.Nje kirurg nuk mund te futet ne
operacione nese nuk ka rezerva gjaku, nje hematolog nuk mund ti ndihmoje
pacientit te vet nese nuk ka rezerva te mjaftueshme. Sa per ta
konkretizuar çeshtjen mund te japim shembull anemite e renda si Sindroma
Mielodsplastike, Leuçemite, anemine Aplastike…etj. Ku pacienti ka te
nevojshme te marre gjak nje here ne 2 jave.
Per te perballuar keto
nevoja si burim i vetem mbetet qenia njerezore. Eshte e nevojshme dhe e
keshillueshme qe cdo qytetar te dhuroje gjak vullnetarisht 1 ose 2 here
ne vit. Fitimiet e ketij veprimi jane te dyanshme, sjell dobi si per
dhuruesin dhe per pacientin i cili e ka te domosdoshme.
Shpesh here
shoqata te ndryshme bejne fushata per te motivuar civilet te dhurojne
gjak dhe gjithmon theksojne anen humane te ketij veprimi. Por, eshte per
tu habitur se perse nuk i motivojne civilet duke permendur dobite qe i
sjell dhurimi i gjakut donorit? Megjithese jetojme ne shekullin e 21,
shkencetaret nuk kane kryer kerkime serioze mbi kete çeshtje. Megjithate
ekzistojne disa hipoteza ku thuhet se dhurimi i gjakut stimulon
prodhimin e rruazave te kuqe te gjakut, pengon akumulimin e hekurit ne
trup dhe mund te uli rrezikun e semundjeve te zemres,sidomos tek
personat qe vuajne nga semundja e hemokromatozis.
Disa studime kan
bere te ditur se ataket ne zemer dhe semundjet e tjera te zemres jane
verejtur me pak tek personat qe kane dhene gjak ne krahasim me ata qe
skan dhene fare.

Dy studime te kryera nga Universiteti i Kansas’it dhe Universiteti i i
Kuopios ne Finland, vertetojne se duke dhene gjak burrat (mbi 40 vjec)
dhe grate pas menopauzes, lehtesojne trupin e tyre nga masa e lart e
hekurit i cili mendohet se kontribon ne semundjet e zemres duke nxitur
kolesterolen LDL te pershpejtoj procesin e atherosklerozes. Dhurimi i
nje uniti gjak largon 250mg nga rezervat e hekurit ne trup. Tek
dhuruesit qe nuk pin duhan eshte verejtur nje ulje rreth 30% ne
semundjet e zemres. Rritja e kolesteroles LDL ne gjak ndikon negativisht
ne muret e damareve duke u bere edhe shkas per pershpejtimin e
atherosklerozes, gjithashtu mendohet se demtimi mund te preke edhe
damaret ne pjeset e tjera te trupit si syri, truri etj.
Ne raste te veçanta leshimi jasht vene i gjakut perdoret edhe si kure per semundje te ndryshme nen vezhgimin e mjekut.

“Flebotomia
si kurim duhet te keshillohet nga mjeku dhe njekohesisht te aprovohet
nga doktori i bankes se gjakut. Receta duhet te permbaj masen e gjakut
qe duhet te hiqet, frekuencen dhe masen e hematokritit qe i duhet dhene
pacientit pas leshimit te gjakut. Gjaku i pacientit nuk duhet perdorur
per transfuzion allogjenik per shkak te gjendjes shendetesore te
pacientit.”
avatar
Admin
[ Pergjegjes i forumit ]
[ Pergjegjes i forumit ]

Gjinia Gjinia : Male
Postime: Postime: : 632
Piket Piket : 1765
Birthday Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha Mosha : 29
Vendbanimi Vendbanimi : Athin

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi