RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit

Horoskopi Ditor 22.09.2011

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Horoskopi Ditor 22.09.2011

Mesazh nga Admin prej Thu Sep 22, 2011 10:36 am


DASHI
Studimi dhe puna paraqitem mirë. Në një klimë të qetë do të keni një
vizion më të qartë të dilemave të pazgjidhura. Në qoftë se punoni në
vartësi të dikujt, pranoni një post me përgjegjësi që ju ofrohet, sepse
është dëshmia e besimit që kanë superiorët për ju.

DEMI
Inteligjenca dhe aftësitë organizative do të jenë gjithmonë cilësitë
tuaja më të mira që do ju ndihmojnë të arrini suksese profesionale.
Ndjenjat do të jenë nën mbrojtjen e yjeve. Do ju pëlqejë që në mbrëmje
të shkoni në një shfaqje ose të organizoni diçka të bukur me miqtë tuaj.

BINJAKET
Hëna mund t’ju krijojë probleme të tipit profesional, që gjithsesi janë
të kalueshme. Do të merrni lajme të mira për sa i përket sektorit
ekonomik, të paktën kështu parashikon Mërkuri dhe Afërdita. Në dashuri
do të dini si të veproni në qoftë se doni të tërhiqni vëmendjen e dikujt
që ju pëlqen.

GAFORRJA
Yjet do të sjellin një ciklon të rejash në jetën tuaj sentimentale, në
ndonjë rast do të keni ndjesinë se po asistoni një revolucion të
vërtetë. Sot do të takoni mjaft persona të rinj e tërheqës. Në punë do
të realizoni një projekt që keni kohë që e mendoni.

LUANI
Dielli dhe Hëna ju ndihmojnë ta përballoni punën me energji dhe shpirt
iniciative. Në qoftë se zhvilloni një aktivitet të pavarur duhet të
tregoheni shumë preciz, që të realizoni atë që dëshironi. Të favorizuara
do të jenë sidomos aktivitetet artistike dhe ato tregtare.

VIRGJERESHA
Një lodhje e lehtë do të shoqërojë ditën e sotme, por do ta arrini
shpejt ta kaloni falë aftësisë suaj për të organizuar sa më mirë punën e
financat tuaja. Mundohuni të veproni me kujdes në dashuri, sepse ka
ardhur momenti të gjeni sërish gjallërinë dhe entuziazmin e mëparshëm.

PESHORJA
Dita e sotme do të ketë aspektet e saj pozitive për sa i përket sferës
profesionale. Të gjallëruar nga një dëshirë e madhe për të parë
rezultatet konkrete të punës suaj, do të punoni me entuziazëm pa u
shqetësuar për energjitë që do të shpenzoni. Afërdita ju këshillon të
kujdeseni më shumë për fizikun dhe pamjen e jashtme.

AKREPI
Hëna në sektorin e pestë bën që dashuria sot të jetë në plan të parë.
Kështu që do t’i kushtoheni me entuziazëm njeriut të zemrës dhe
lumturisë së jetës tuaj në çift, e cila do ju duket një aventurë
emocionuese. Raste të arta nuk do të mungojnë në punë, sidomos për ata
që punojnë në botën e spektaklit.

SHIGJETARI
Mos u kushtëzoni nga Hëna në kundërshtim me shenjën tuaj dhe aq më pak
nga një kritikë ose fjalë të këqija që mund t’ju thotë një person i
afërt. Mos bëni kompromise dhe qëndroni larg nga personave që nuk janë
të sinqertë me ju. Udhëtoni, dashuroni dhe argëtohuni, energjia fizike
nuk ju mungon.

BRICJAPI
Sot është një ditë dinamike dhe produktive për shenjën e Gaforres. Do të
keni suksesi në profesion dhe shkollë. Në dashuri do të shijoni momente
të shkëlqyeshme harmonie me partnerin, sidomos në mbrëmje.

UJORI
Qetësia që ju karakterizon sot do të do të vlerësohet në ambientin ku
punoni. Dita e sotme do të jetë e favorshme, sidomos për ata që kanë një
aktivitet administrativ. Saktësia dhe besueshmëria do të jenë një nga
cilësitë tuaja më të mira, të cilat do t’i vini në përdorim në momentin
që ju duhen.

PESHQIT
Është momenti i duhur për të arritur pozicione më të mira profesionale
dhe për të nisur projekte të rëndësishme. Dashuria sot do ju falë
momente të shkëlqyera. Ata që janë singëll mund ta humbasin këtë status
sot.

_________________________________________________


Vajza e bukur pëlqehet me sy, ndërsa ajo e mira pëlqehet me zemër...


avatar
Admin
[ Pergjegjes i forumit ]
[ Pergjegjes i forumit ]

Gjinia Gjinia : Male
Postime: Postime: : 632
Piket Piket : 1765
Birthday Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha Mosha : 29
Vendbanimi Vendbanimi : Athin

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi