RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit

Dafina u nda nga Krenari, pas falimentimit ne biznes

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Dafina u nda nga Krenari, pas falimentimit ne biznes

Mesazh nga Admin prej Thu Sep 22, 2011 10:47 am



Një tjetër histori ndarjeje, që po qarkullon këto ditë në ambiente këngëtarësh dhe jo vetëm, është ajo mes këngëtares kosovare
Dafina zeqiri rrëfejë versionin real të ndarjes. Por sidomos Dafina, që është
personazh publik, duhej të ndiente obligim për t’u shpjeguar fansave që e
ndjekin dhe shpenzojnë për ta parë e dëgjuar, se çfarë po ndodh me
jetën e saj. Mirëpo, ajo nuk ka pranuar të prononcohet, të paktën për
gazetën tonë. Nga ana tjetër, i dashuri i këngëtares, Krenari, na ka
ofruar një marrëveshje: nëse ne i tregojmë se kush është personi që na
ka rrëfyer historinë e tyre të ndarjes, ai do pranojë të tregojë
gjithçka. Si personi më i lënduar nga kjo histori, duke pasur parasysh
se Dafina e la Krenarin, ky i fundit e sheh më të udhës që të flasë në
media, por nuk i del ende inati se kush e ka dekonspiruar. Shpresojmë të
ndërrojë mendje dhe të na ofrojë ndonjë marrëveshje tjetër, sepse në
profesionin tonë ne nuk japim lajme, por mbledhim lajme dhe për këtë
duhet të na mirëkuptojë Krenari dhe kushdo tjetër.

Krenari kishte probleme financiare
Siç e kemi thënë edhe në shkrimin e javës së kaluar, zënkat mes çiftit
bëheshin kryesisht për punë parash, madje shpesh ato degjeneronin edhe
në dhunë. “Panorama plus” tregoi se Dafina ishte larguar nga apartamenti
ku bashkëjetonte me Krenarin dhe se familjarët e saj e kishin marrë
atë me dhunë pas insistimit të të atit të Krenarit, që djali i tij dhe
Dafina të vazhdojnë lidhjen dhe të tejkalojnë mosmarrëveshjet. Të
njohur të çiftit tregojnë se këngëtarja Dafina Zeqiri ishte lidhur me
Krenarin me mendimin se ai është i pasur dhe ky fakt ishte një bonus i
mirë për të pasur mbështetje në shpenzimet e saj të shumta për klipe.
Në fakt, familja e Krenarit vërtet ka qenë e pasur, por kohëve të
fundit biznesi familjar kishte përjetuar një krizë, dhe se biznesmenët
nga Prizreni, të cilët jetonin në Prishtinë, kishin filluar ta humbnin
epitetin prej “boss”-i, që shpesh përdoret në Kosovë. Familja e
Krenarit më parë kishte jetuar në një vilë shumë luksoze, po ashtu në
Prishtinë, por me kalimin e kohës dhe me humbjet e mëdha që përjetonte
biznesi familjar, ata vendosën të jetojnë në katin e dytë të shtëpisë
së xhaxhait të Krenarit. Madje dikur, Krenari shihej me makina të
ndryshme dhe shumë luksoze, kurse tani familja e tyre ka ngelur vetëm
me dy vetura, pasi disa të tjera ua ka sekuestruar policia, për shkak
se kishin probleme. Edhe udhëtimet në Australi ishin bërë në llogari të
Krenarit, meqë familja e tij kishte miqësi atje, por me sa duket nuk
kishin llogaritur mirë, se të gjitha këto shpenzime ishin të
ekzagjeruara dhe se një ditë do t’i çonin në krizë financiare. Por ajo
që Dafina po përpiqet të shpëtojë këto kohë, është reputacioni i saj në
muzikë. Mësohet se Drini, menaxheri i Dafinës, ka rënë dakord me
Krenarin që të mos publikojë asgjë në lidhje me ndarjen, deri në
momentin që këngëtarja të lançojë albumin e saj të ri, sepse do të
tërhiqte vëmendjen nga jeta private e Dafinës, ndërkohë që atyre u
duhet publicitet për të shitur albumin.

DAFINA HESHT PËR NDARJEN
Ka kaluar gati një javë që nga publikimi i ndarjes nga Krenari, kurse
Dafina ka vendosur të heshtë për rastin në fjalë. Asnjë fjalë nuk është
thënë nga këngëtarja në ndonjë media të shkruar apo televizive.
Heshtja flet më shumë se fjalët, thotë një thënie popullore, gjë që
vërteton se mes tyre çdo gjë ka marrë fund. Hulumtuam nëpër profilet
zyrtare të Dafinës në Facebook dhe Twitter, por nuk gjetëm asnjë reagim
të saj. Në Twitter ajo ka postuar vetëm klipet e fundit, po ashtu edhe
në Facebook dhe në faqen zyrtare, e cila kontrollohet edhe nga disa
administratorë të tjerë, por edhe nga Dafina. Gazetarët e “Pasdite në
Top Channel” kanë pyetur mbi ndarjen menaxherin e Dafinës dhe ai ka
pohuar se çifti është në krizë. Lind pyetja, mos vallë Dafina po mendon
se sa para do t’i kërkojë medias që do publikojë rrëfimin e saj? E
themi këtë, sepse ajo e ka në praktikë që të kërkojë para për çdo
dalje në media, ndërkohë që po ta mendosh më thellë, falë këtyre
mediave Dafina u bë kaq e njohur dhe natyrisht, e pasur. Nuk do ishte
keq që të ishim ne gazetarët që t’u kërkonim para për të dalë
personazhet në gazeta e revista, sepse intervistat e tyre janë të
mbushura me promocione mbi klipin e ri, albumin, koncertin etj.
Ndërkohë, lajmet sensacionale, siç ishte p.sh. ky i ndarjes, ne nuk
kemi shans që t’i mësojmë nga goja e tyre. Atëherë çfarë vlere kanë
rrëfimet e tyre për ne, aq më tepër dhe kur na kërkojnë t’i paguajmë?

KRENARI: “MË TREGONI BURIMIN E INFORMACIONIT QË TË FLAS”
Ndryshe nga Dafina, e cila nuk ka dashur të flasë mbi ndarjen, një
reagim vjen nga ish i dashuri, Krenar Cocaj. I indinjuar thellë nga
lajmi që “Panorama plus” botoi javës që kaloi, Krenari i është
përgjigjur kërkesës sonë për të folur në lidhje me rastin, por vetëm me
një kusht, pasi të mësojë burimin e informacionit se nga na erdhi lajmi
për ndarjen nga Dafina. “Në momentin që do të tregoni të vërtetën, do
të jem i gatshëm të bashkëpunoj me ju”, ka shkruar Krenari në SMS-në
dërguar gazetarit tonë.

Po menaxheri i Dafinës çfarë pati?
“Tashmë, menaxherin e Dafinës e bën djali me emrin Drin Zatriqi,
menaxher klubesh nate të njohura në Prishtinë, i biri i Agim Zatriqit,
ish-drejtorit të RTK në Kosovë. Ndërkohë që nga miq të tyre të afërt
kanë qarkulluar fjalë që mes tyre ekziston diçka më shumë se thjesht
marrëdhënie pune, por kjo mbetet për t’u pohuar nga ata vetë.” Kështu ka
shkruar gazeta “Panorama” javën e kaluar, duke shpjeguar se më parë
Dafina menaxhohej nga i dashuri i saj. Gjatë investigimeve tona, ne
thamë edhe arsyen që e ka çuar çiftin në ndarje. Treguam se sherri mes
çiftit ishte bërë për punë parash, madje e kishim cituar në titull.
Mirëpo nuk e ka lexuar kështu menaxheri i ri i Dafinës, Drini, i cili ka
nxituar menjëherë të shprehet në mediat kosovare, se nuk është ai
shkaku që janë ndarë Dafina me Krenarin. Po kush të tha se je ti? Ku e
pe të shkruar se Dafina ndahet nga Krenari sepse është lidhur me Drinin?
Tani që Drini është shprehur kështu, ne na lind e drejta të besojmë
fjalët që po qarkullojnë në ambientet artistike, se me të vërtetë mes
tyre ka më shumë se marrëdhënie pune.

_________________________________________________


Vajza e bukur pëlqehet me sy, ndërsa ajo e mira pëlqehet me zemër...


avatar
Admin
[ Pergjegjes i forumit ]
[ Pergjegjes i forumit ]

Gjinia Gjinia : Male
Postime: Postime: : 632
Piket Piket : 1765
Birthday Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha Mosha : 29
Vendbanimi Vendbanimi : Athin

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi