RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit

Horoskopi Ditor 25.09.2011

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Horoskopi Ditor 25.09.2011

Mesazh nga Admin prej Sun Sep 25, 2011 11:46 am


DASHI
Do të dyfishohen sot marrëdhëniet sociale, takimet dhe mundësitë për të
ndërthurur miqësi të reja. Në përgjithësi keni shumë energji dhe humor
të mirë. Për ata që janë vetëm do të shfaqet mundësia për të krijuar një
marrëdhënie të rëndësishme. Sektori profesional paraqitet produktiv dhe
i pasur me ngjarje interesante.

DEMI
Sot do të vini re se zotëroni një imagjinatë të shkëlqyer, e cila do
t’ju shërbejë të vini në jetë disa ide. Mos u mendoni shumë, por
përfitoni nga propozimet që ju bëjnë miqtë tuaj. Në mbrëmje, pranoni një
ftesë dhe dëgjoni me kujdes atë që ka për t’ju thënë partneri.

BINJAKET
Hëna dhe Jupiteri sot ju bëjnë të jeni më të hutuar dhe më të nxituar se
zakonisht, duke mos ju lënë mundësi për të improvizuar. Le të themi që
jo gjithçka që po bëni gjatë këtyre ditëve mund të lërë shenjë. Saturni
dhe Afërdita ju sugjerojnë të keni më shumë konsideratë edhe për
sektorin e ndjenjave. Në qoftë se vuani nga pagjumësia, mundohuni të
pini në darkë pak kamomil me limon.

GAFORRJA
Yjet ju ftojnë të bëni kujdes në menaxhimin e ambicieve tuaja: mund të
tregoheni të paduruar dhe do të keni dëshirë për të gjallëruar situata
të ndryshme, pa pasur qartësinë e duhur se si duhet të veproni. Atëherë
shmangni me kujdes hapa të nxituar dhe zgjedhje të rrezikshme. Në
dashuri me siguri nuk do të arrini t’i tregoni partnerit të vërtetën mbi
një ngjarje që ju ka ndodhur.

LUANI
Sot do të shënoni shumë pikë në favorin tuaj, sidomos në qoftë se keni
një aktivitet privat: një intuitë e shkëlqyer do t’iu lejojë të gjeni
zgjidhjen e duhur për problemet që do t’iu paraqiten dhe të përshkoni
rrugë të reja për të shtuar të ardhurat tuaja. Në dashuri gjithçka do të
shkojë mirë në qoftë se jeni çift dhe do të magjepseni nga një person
shumë i/e veçantë në qoftë se jeni vetëm.

VIRGJERESHA
Sot do të shfaqni një mendjemadhësi të çuditshme, duke treguar se dini
më shumë se të tjerët në një sektor që duket se e menaxhoni në mënyrë
perfekte. Kujdes mos e sfidoni fatin me një person që është më i
përgatitur dhe më i informuar se ju. Një ftesë dhe një përulësi më e
madhe edhe në çështjet e zemrës ju vjen nga Saturni që ju këshillon një
refleksion më të madh mbi ndjenjat tuaja. Kujdes me ushqimin.

PESHORJA
Do të jetë e pasur me dhurata kjo ditë, falë një sërë planetësh në favor
me shenjën tuaj. Mund të udhëtoni, të takoni persona të rinj, të
realizoni projekte, të zhbllokoni e të zgjidhni çështje komplekse.
Gjithashtu nuk do të mungojnë ftesat dhe aq më pak rastet për t’u
argëtuar. Përveç të tjerash kini besim se do të kaloni një mbrëmje të
bukur në qoftë se mirëkuptimi me njeriun e zemrës është i shkëlqyer.

AKREPI
Përdorni imagjinatën tuaj në punë e studim: nuk mund të programoni
gjithmonë e të llogaritni çdo veprim që do të bëni. Ndonjëherë është më
mirë t’i lësh gjërat të rrjedhin vetë. Një miku juaj do të jetë në
vështirësi serioze, të cilat do të ndikojnë dhe në miqësinë tuaj. Jeni
të gatshëm ta dëgjoni dhe ta ndihmoni: do t’i bëni mirë atij/asaj, por
edhe vetes.

SHIGJETARI
Ndoshta në marrëdhëniet në çift nuk do të arrini kulmin e pasionit, por
dashuria që ju dhuron partneri do t’ju mbajë larg nga shqetësimet. Një
situatë e papritur mund t’ju ndryshojë mendimin për sa i përket një
çështjeje në punë: gjeni mënyrën më diplomatike për t’u tërhequr. Sot
mund t’i lejoni vetes ndonjë kapriçio më shumë, sepse buxheti juaj nuk
rrezikon.

BRICJAPI
Pozicioni i favorshëm i yjeve në qiellin tuaj do ju ndihmojë të gjeni
strategjinë e duhur që do ta përdorni në sektorin profesional për të
kaluar një pengesë. Le të flasim për jetën private: Mund t’ua kushtoni
mbrëmjen miqësive, në veçanti atyre që krijojnë ndonjë problem.
Kushtojini më shumë kohë mirëqenies tuaj.

UJORI
Qëndroni gati, sepse fati do të trokasë në portë dhe për këtë duhet të
përfitoni me shpejtësi. Fantazia dhe kreativiteti juaj do t’ju ndihmojnë
të kaloni një mbrëmje të bukur në shoqërinë e partnerit ose miqve. Mos
lini pas dore shëndetin: dikush nga ju do ta ekzagjerojë me ushqimin,
duke u bërë paksa lakmitar.

PESHQIT
Problemet që keni në këto momente nuk janë dhe aq serioze, kështu që do
ta keni të lehtë të gjeni zgjidhjen e duhur: e rëndësishme është që të
mos nxitoheni. Me Hënën te shenja e Shigjetarit mundohuni të mos
komentoni shumë mangësitë e të tjerëve dhe shmangni çdo situatë
stresuese. Atmosfera do të përmirësohet gjatë mbrëmjes.

_________________________________________________


Vajza e bukur pëlqehet me sy, ndërsa ajo e mira pëlqehet me zemër...


avatar
Admin
[ Pergjegjes i forumit ]
[ Pergjegjes i forumit ]

Gjinia Gjinia : Male
Postime: Postime: : 632
Piket Piket : 1765
Birthday Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha Mosha : 29
Vendbanimi Vendbanimi : Athin

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi