RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit

Horoskopi Ditor 26.09.2011

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Horoskopi Ditor 26.09.2011

Mesazh nga Admin prej Mon Sep 26, 2011 9:17 am


DASHI
Me Hënën në shenjën tuaj do të keni një humor të shkëlqyer që do ju
ndihmojë ta kaloni sa më mirë këtë fundjavë. Do të përmirësohet dukshëm
marrëdhënia juaj me njeriun e zemrës, me të cilin/cilën mund të bëni
projekte interesante dhe mund të organizoni një mbrëmje të këndshme në
kinema ose teatër.

DEMI
Gjatë gjithë kësaj jave keni qenë mjaft të ngarkuar me punë, përfitoni
nga kjo ditë e diel për t’u çlodhur më shumë. Një debat në familje
rrezikon të dalë jashtë kontrollit. Mundohuni të tregoheni sa më
tolerantë. Për të shkarkuar nervozizmin tuaj mos gjeni ngushëllim tek
ëmbëlsirat, nuk do të jetë një ide e mirë.

BINJAKET
Marsi dhe Afërdita sot ju bëjnë të jeni mjaft tërheqës, sensualë dhe të
parezistueshëm. Për të mos folur për Hënën që do të favorizojë çdo
aktivitet që mund të organizoni sot. Shfrytëzojeni sa më mirë këtë ditë
për t’u argëtuar me miqtë apo njeriun e zemrës.

GAFORRJA
Sot do ju bëhen disa sugjerime që mund t’i përdorni në sektorin
financiar, por pa u nxituar të modifikoni vendime që kanë qenë mjaft të
vlefshme. Dikush nga ju sot mund të dashurohet me një person që nuk ka
shumë që e ka njohur, ndërsa ata që janë çift do të kenë mundësi të
kalojnë një fundjavë mjaft të bukur.

LUANI
Keni dëshirë të argëtoheni, të udhëtoni e të njihni persona të rinj. Në
qoftë se dëshironi, jeni të aftë të organizoni më së miri ditën e sotme
që paraqitet e shkëlqyer nga çdo pikëpamje. Këshillohet një piknik në
një vend të gjelbëruar me miqtë ose njeriun e zemrës.

VIRGJERESHA
Një ngjarje e papritur do ua prish disi programet që kishit organizuar
për ditën e sotme. Në dashuri mundohuni të keni një dialog të hapur e të
sinqertë me njeriun e zemrës. Pushoni pak më shumë.

PESHORJA
Çdo dëshirë e juaj sot do të realizohet me sukses, përveç kësaj do të
ndiheni mjaft të vlerësuar siç nuk ju kishte ndodhur ndonjëherë.
Përqendrohuni më shumë te vetvetja dhe te gjërat që janë më të
rëndësishme për ju. Në qoftë se jeni singëll nuk do ju mungojnë
admiruesit.

AKREPI
Hëna te shenja e Luanit ju bën të jeni të pasigurt në vetvete dhe aspak
të besueshëm. Me pak fjalë sot nuk do të merrni në konsideratë këshillat
e familjarëve apo partnerit, por do të veproni sipas mendjes suaj.
Ankthi dhe nervozizmi do ju shoqërojnë për gjatë gjithë ditës së sotme.
Ju këshillohet të pushoni pak më shumë për t’u qetësuar.

SHIGJETARI
Kjo ditë e diel do ju lejojë të realizoni ëndrrat tuaja më romantike në
sektorin e ndjenjave. Do të jetë e favorshme për ata që janë çift, por
edhe për ata që janë singëll, të gatshëm për të bërë aventura të reja.
Parashikohen edhe mundësi të mira në sektorin financiar. Yjet nuk
përjashtojnë një udhëtim apo një vendim të rëndësishëm.

BRICJAPI
Humori dhe gjendja juaj shpirtërore do të jetë e shkëlqyer sot. Do të
keni energjinë e duhur për të përballuar me sukses çdo vështirësi.
Gjithashtu do të jeni të aftë të zgjidhni edhe çështje të tipit praktik,
të cilat ju kanë nervozuar në ditët e shkuara. Do të argëtoheni në
shoqërinë e miqve e partnerit dhe do të ndiheni të kënaqur nga vetja e
puna juaj.

UJORI
Gjërat po komplikohen e po bëhen më të mundimshme dhe ju po reagoni në
mënyrë konfuze duke e përkeqësuar më shumë situatën. Ajo që ju
këshillohet është të qëndroni larg nga çdo lloj situate aspak e qartë.
Në sektorin e ndjenjave një mesazh i papritur do ju bëjë të ndiheni në
qiellin e shtatë.

PESHQIT
Sot nuk do të jeni në formën e duhur dhe kjo vjen si shkak i energjive
të pakta dhe si shkak i mendimeve negative që do të përshkojnë mendjen
tuaj. Mos u frikësoni nga vështirësi të ndryshme dhe nga sjellja aspak
korrekte e disa personave. Keni të gjitha cilësitë e duhura për të
shfaqur talentin dhe personalitetin tuaj. Për fat, dashuria shkon mjaft
mirë.

_________________________________________________


Vajza e bukur pëlqehet me sy, ndërsa ajo e mira pëlqehet me zemër...


avatar
Admin
[ Pergjegjes i forumit ]
[ Pergjegjes i forumit ]

Gjinia Gjinia : Male
Postime: Postime: : 632
Piket Piket : 1765
Birthday Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha Mosha : 29
Vendbanimi Vendbanimi : Athin

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi