RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit

Leonard Bombaj shkruan nje roman trondites

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Leonard Bombaj shkruan nje roman trondites

Mesazh nga Admin prej Mon Sep 26, 2011 9:29 am


Bazuar në një histori të vërtetë, dhe që tashmë do të gjendet në
faqet e një libri e do të mund të lexohet nga kushdo. Regjisori i njohur
Leonard Bombaj ka shkruar romanin e parë të jetës së tij, i cili
ndonëse është libër artistik, u frymëzua nga historia e pasqyruar në
faqet e shtypit në lidhje me akuzat për përdhunimin e nxënëses së tij
15-vjeçare. Faqet e shtypit për javë të tëra u mbushën këtë verë me
fakte dhe kundër fakte nga kjo histori që i tronditi të gjithë, dhe për
më tepër e komentuar si një ngjarje e rëndë për të ardhmen profesionale
të një artisti. Por, ndërkohë që çështja është drejt përfundimit të
hetimit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, që u ka njoftuar akuzat
shtetasve Arkimed Lushaj (Stresi) dhe Elis Bashaj, të dy nën masën e
sigurisë detyrim paraqitjeje, Leonard Bombaj i surprizon të gjithë me
shkrimin në kohë rekord të një romani, që e ka titulluar “Në emër të
atit, të bijës dhe shpirtit të zbathur”. Libri, që pritet të dalë në
treg këto ditë, do të promovohet me një ceremoni speciale në fillim të
javës, në një nga club-et e njohur të Tiranës, ku patjetër që do të jenë
të ftuar shumë artistë dhe gazetarë. Në faqet e këtij libri, ku nuk
përmenden emra konkretë, do të gjenden detaje të personave të përfshirë
në këtë histori, të sjellë si karaktere artistike nga Bombaj. Në
profilin e tij zyrtar në Facebook, Nardi ka njoftuar këto ditë fansat se
historinë e vërtetë tronditëse të këtij libri ai e rrëfen në faqet e
këtij libri. Thuhet se kanë qenë miq të tij, që e kanë shtyrë Nardin ta
tregojë të vërtetën në mënyrë artistike, duke u nisur dhe nga fakti se
ai ka prirje për të shkruar, gjë që e ka dëshmuar me tekste këngësh apo
skenarë të ndryshëm në projektet e tij artistike që nga viti ‘90-të.
Çështja nën hetim, libri del në qarkullim
Ndoshta mund të cilësohet pak me rrezik fakti që regjisori vendos të
botojë historinë e tij poshtë petkut “artistik”, ndërkohë që çështja e
tij është ende nën hetim. Me promovimin e librit, do të shohim një
rikthim të BOmbajt në publik, emri i të cilit për javë të tëra është
komentuar në media jo për projektet e tij artistike, por për një
konflikt të stërzgjatur me reperin Arkimed Lushaj (Stresi). Ndërkohë që
çështja vazhdon, vetë regjisori nuk ka pranuar të japë asnjë intervistë
në media në lidhje me konfliktin e sipërpërmendur, duke ia lënë çështjen
Prokurorisë. Ndërkohë që paralelisht me hetimin, ka menduar të shkruajë
librin në kohë rekord, si për të hedhur dritë mbi këtë histori dhe për
t’u rrëfyer të vërtetën e tij lexuesve apo fansave. Para disa ditësh,
doli lajmi se katër persona do të dërgohen në gjyq me akuzën e
gjobëvënies ndaj regjisorit Leonard Bombaj, ndërsa Prokuroria e Krimeve
të Rënda është drejt përfundimit të hetimeve, pasi u ka njoftuar akuzat
shtetasve Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi dhe Elis
Bashajt, të dy nën masën e sigurisë detyrim paraqitjeje. Pak ditë më
parë, këngëtari i njohur me emrin Stresi, u thirr në Prokurorinë e
Krimeve të Rënda, ku mohoi akuzat e ngritura për gjobvënie ndaj tij dhe
shprehu besim se Drejtësia do të zbardhë të vërtetën. Nga ana tjetër,
për Bombajn dhe familjen e tij, historia nisi një vit më parë, pikërisht
më 22 korrik të vitit 2010, kur u sulmua në banesën e tij në Tiranë,
edhe pse konflikti me Arkimed Lushajn u mediatizua vetëm këto muajt e
fundit. Që nga ajo kohë, regjisori pas zhurmës së krijuar në lidhje me
akuzën e përdhunimit të vajzës 15- vjeçare, e cila studionte dhe
njëkohësisht ishte imazh i kompanisë së tij “Sirea film”, ka vendosur
t’i largohet një buje të tillë për të vazhduar jetën normalisht me
familjen, bashkëshorten dhe dy fëmijët e vegjël. Kjo periudhë ka
shërbyer dhe si moment reflektimi për të shkruar këtë libër, që ngjall
kuriozitet për të ditur se si do të jetë treguar artistikisht ngjarja më
e bujshme e vitit.

_________________________________________________


Vajza e bukur pëlqehet me sy, ndërsa ajo e mira pëlqehet me zemër...


avatar
Admin
[ Pergjegjes i forumit ]
[ Pergjegjes i forumit ]

Gjinia Gjinia : Male
Postime: Postime: : 632
Piket Piket : 1765
Birthday Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha Mosha : 29
Vendbanimi Vendbanimi : Athin

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi