RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit

Blero: Xhelozia nuk ekziston në lidhjen time me Teutën

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Blero: Xhelozia nuk ekziston në lidhjen time me Teutën

Mesazh nga Admin prej Tue Feb 28, 2012 2:02 pm


Blero është përfolur së fundi për faktin se në klipin e fundit janë përdorur disa miliona para false dhe të njëjtat janë konfiskuar nga ana e policisë, madje dhe klipi i është censuruar për arsye se mund të joshë publikun me këto imazhe! Këto fjalë ai i hedh poshtë në këtë intervistë, duke treguar se televizionet duhet të censurojnë disa gjëra të tjera e jo muzikën. Njëkohësisht, ai rrëfen se nuk do të ketë duet me Dafinën dhe se kur “ta ketë shkruar” Zoti, do të bëhet baba për herë të dytë!



Flitet me të madhe rreth klipit të fundit për probleme me policinë, mund të na sqarosh se çfarë ka ndodhur?
Flitet dhe shkruhet më shumë në mediat elektronike që nuk kanë asnjë informacion për këtë rast dhe vetëm duan të shkruajnë ndonjë gjë, ndoshta për profil të vetin, është me të vërtetë për të ardhur keq!
Paratë kanë qenë vërtet false, apo jo?
Si mendoni ju, janë apo nuk janë…?
Përveçse janë konfiskuar, të kanë thirrur në polici për ndonjë deklaratë?
Askënd nuk ka thirrur policia, dhe është një shkrim që ka dezinformuar e gazetarët vazhdojnë të bëjnë pyetje të njëjta.
Kunati juaj që është ministër, nuk ka mundur t’ju ndihmojë në këtë rast?
Mendoj që nuk ka nevojë për këto lloj pyetjesh.
Klipi është pëlqyer shumë, por flitet se po censurohet nga disa televizione…
Televizionet janë të varura nga shikuesit dhe përderisa shikuesit e kërkojnë, mendoj që ata nuk kanë llogari që mos të transmetojnë! Dhe kjo fjala ‘censurim’ është interesante tek ne. Censurimi duhet të bëhet në gjëra të tjera dhe jo në muzikë.

Blero, këngët e tua janë dëgjuar një periudhë në Turqi dhe Gjermani, pse nuk ke vendosur për një karrierë më të gjerë?
Koha dhe përkushtimi janë në trojet shqiptare, por ende nuk është vonë.
Çfarë je duke punuar për momentin?
Kam disa projekte të reja për të cilat po punoj.
Do ketë ndonjë bashkëpunim me Dafinën, pasi ajo është kthyer në produksionin tënd?
Jo!
Si po ecën jeta bashkëshortore, është vërtet xheloze Teuta siç po flitet?
Askush nuk e di se si është Teuta. Sëmundja e xhelozisë nuk ekziston në lidhjen tonë. Do t’u lutesha që në shkrimet e ardhshme të gjithë gazetarët të takojnë fillimisht personat që duan t’i intervistojnë dhe të marrin më shumë informacion mbi jetën e tyre.
Tara tashmë është rritur, mendoni për një fëmijë tjetër?
Kur të dojë i madhi Zot atëherë do të ndodhë!

_________________________________________________


Vajza e bukur pëlqehet me sy, ndërsa ajo e mira pëlqehet me zemër...


avatar
Admin
[ Pergjegjes i forumit ]
[ Pergjegjes i forumit ]

Gjinia Gjinia : Male
Postime: Postime: : 632
Piket Piket : 1765
Birthday Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha Mosha : 29
Vendbanimi Vendbanimi : Athin

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi