RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit

Ora e Tokës” 2010 Me sukses në botë dhe në Shqipëri

Shko poshtë

Ora e Tokës” 2010 Me sukses në botë dhe në Shqipëri

Mesazh nga Leonard prej Sat Mar 12, 2011 1:29 pm

Kjo ishte “Ora e Tokes - Earth Hour”, ora qe ne humanet ia kushtuam
shtepise sone te perbashket, Tokes, ne nje veprim sa simbolik,
sensibilizues, aq dhe efikas e te forte kunder ndryshimeve klimatike qe
po ia marrin frymen asaj. Logjika qendron ne lidhjen e drejtperdrejte
qe ekziston midis energjise qe ne perdorim dhe ndryshimeve klimatike qe
po ndodhin: energjia eshte pergjegjese per mbi 60% te emetimeve te CO2
-shit ne atmosfere, e rrjedhimisht kursimi i energjise eshte veprim qe
kontribuon drejtperdrejt dhe fort ne reduktimin e emetimeve serre.
Secili prej nesh, si cdo qytetar i botes, ka rolin e vet aktiv ne
perpjekjen globale kunder ndryshimeve klimatike, edhe me veprime te
thjeshta si ky i nxitur nga “Ora e Tokes”.
“Ora e Tokes” ka lindur si nje iniciative e WWF Australi ne vitin 2007
ne Sidney, dhe cdo vit e ka zgjeruar perkrahjen e saj ne bote. Ne “Ora
e Tokes” 2010 ne bote ishin 1,1 miliarde perkrahes, ne 4.150 qytete. Ne
bote u fiken per 1 ore te gjitha objektet simbol me te njohura: Kulla
Eifel, Harku i Triumfit, Teatri i Operas ne Paris, Fontana e Trevit ne
Rome, Kulla e Pizes ne Piza, Ora Big Ben, Parlamenti, etj ne Londer,
Ura Bruklin ne New Yark, Piramidat ne Egjypt, e shume e shume te tjere.
Madje per here te pare kete vit edhe “Qyteti i Ndaluar” ne Kine ishte
pjese e iniciatives. Gjithsej ishin 1.400 objekte simbol ne bote qe u
fiken en menyre te njekohshme per 1 ore. “Ora e Tokes 2010” ishte viti
i dyte per Shqiperine, pas suksesit modest te edicionit 2009. Kjo
iniciative ne ***** edhe kete vit u koordinua nga “ANEP - Shoqata
per Politika te Reja te Mjedisit”, dhe pati mbeshtetjen morale te disa
personaliteteve publike qe pranuan te ishin “Ambasadore te Ores se
Tokes ne Shqiperi”: z. Gjergji Bojaxhi, Dr. Petrit Vasili, znj. Sonila
Meço, Dr. Taulant Bino, Prof. As. Dr. Mihallaq Qirjo, Prof. Dr. Shezai
Rrokaj, znj. Anila Basha, Z. Artan Lame, z. Saimir Kodra. “Ora e Tokes
2010” u mbeshtet materjalisht nga kompanite “Vodafone Albania” dhe
“Digiprint Albania”. Disa media te shkruara dhe elektronike ishin
“Media partner”, te tilla si Gazeta Shqiptare dhe News 24.
Organizatoret dhe mbeshtetesit e Ores se Tokes ne ***** ndihmuan si
materjalisht ashtu edhe me pervojen e tyre, edhe realizuesit e “Ores se
Tokes” ne Kosove shoqaten “Eko Viciana”.
Vleresohet se mbi 30 mije qytetare te Shqiperise edhe kete vit u
solidarizuan me Oren e Tokes, duke bere ate qe mbi 1 miliarde njerez te
planetit bene. Gjate paradites se dates 27 Mars 2010, ne disa pika te
kryeqytetit u organizua fushata “Edhe une per Oren e Tokes”, nje
fushate informimi dhe solidarizimi me iniciativen. Ne uren e
Shallvareve mbi 1.000 qytetare firmosen ne pankarten e madhe te
shpalosur per kete qellim. Pikerisht aty firmosen ne prani te mediave
elektronike edhe Ambasadoret e Ores se Tokes. Ata folen perpara
gazetareve duke ftuar qytetaret qe te ishin sa me te shumte ne numer ne
kete iniciative, dhe ftuan edhe strukturat publike dhe jo-publike qe te
ishin me te vemendshme ndaj kesaj iniciative me ndikim te
jashtezakonshme global.
Per Oren e Tokes 2010, disa institucione qendrore i fiken dritat e
ndriçimit te tyre te jashtem, si Ministria e Mjedisit, Ministria e
Shendetesise, etj. Po ashtu, edhe Bashkia e Tiranes fiku dritat e
nderteses se Bashkise dhe te Kulles se Sahatit te qytetit. Gjithashtu u
solidarizuan zyrtarisht edhe qytetet e Fierit, Shkodres, Vlores. Keto
qytete moren statusin e “Earth Hour City” duke fikur objekte simbol.
“Ora e Tokes 2010” vleresohet si nje sukses i plote por jo ideal. Me
shume mbeshtetje i duhet dhene kesaj iniciative nga te gjitha
strukturat e shoqerise shqiptare, me qellim per te deshmuar
ndjeshmerine tone reale ndaj problemit te ndryshimeve klimatike ne
bote. Per te bere te mundur qe Ora e Tokes 2011 te jete edhe me e
suksesshme, menjehere organizatoret do te fillojne punen per
organizimin e saj. Ne kete kuader organizatoret i ftojne te gjithe
aktoret qe te marrin pjese, te solidarizohen, apo te mbeshtesin . Ne
mneyre te veçante ftohen te gjitha qytetet e Shqiperise qe deshirojne
te konfirmohen si “Earth Hour City - Qytet i Ores se Tokes” te
kontaktojne organizatoret ne websitin zyrtar te iniciatives
http://earthaction-albania.org/blog/ . *Koordinator i “Ora e Tokes”
***** “Shoqata per politika të reja te mjedisit - ANEP”
avatar
Leonard
[ Pergjegjes i forumit ]
[ Pergjegjes i forumit ]

Gjinia Gjinia : Male
Postime: Postime: : 633
Piket Piket : 1768
Birthday Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha Mosha : 29
Vendbanimi Vendbanimi : Athin

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi